• Tirane, ofrohet vend pune Menaxher Blerjesh dhe Prokurimesh

Tirane
Tipi
  1. me orar te plote
Fusha | Profili i punes
  1. Menaxhim
Gjuha
Eksperienca
vetem me eksperience
Menaxher Blerjesh dhe Prokurimesh
Era kërkon Menaxhues të departamentit të Blerjeve dhe Prokurimeve në fushën e Prodhimit, Catering-ut dhe Shërbim Restoracioni. Eksperienca dhe aftësitë administrative për të menaxhuar dhe drejtuar departamentin e Blerjes dhe Prokurimeve janë kriteret kryesore dhe fokusi ynë. Bëhuni pjesë e familjes ERA!
Kandidati duhet të plotësojë këto kritere/kushte:

  • Të ketë diplomë universitare, (preferohet Fakulteti Ekonomik);
  • Të ketë eksperiencë në fushën e menaxhimit të (blerjeve, furnitorëve, prokurimeve), (1-3) vjet;
  • Aftësi për të përcaktuar prioritete dhe për të planifikuar punën në mënyrë efektive;
  • Të zotërojë etikë dhe integritet të lartë profesional;
  • Të ketë aftësi shumë të mira drejtimi, komunikimi dhe negocimi;
  • Të ketë njohuri të gjuhës angleze;
  • Të ketë aftësi kompjuterike të paketës MS Office;
  • Të zotërojë leje drejtimi për automjet;
  • Preferohet mosha (25-50) vjeç;
Detyra/Përgjegjësi:

  • Drejton departamentin e blerjeve dhe prokurimeve;
  • Njeh mirë gamën e produkteve të sektorit që mbulon dhe menaxhon politikat komerciale të kompanisë sipas strategjive;
  • Siguron furnizimet e nevojshme sipas nevojave të kompanisë duke marrë në konsideratë aspektet financiare dhe logjistike të furnizimit;
  • Menaxhon marrëdhëniet me furnitorët, kontratat dhe zbatimin e tyre sipas kushteve të përcaktuara;
  • Studion tregun, menaxhon ndryshimet e cmimeve dhe ofron zgjidhje për cdo problematikë të mundshme;
  • Kryen blerjet për departamentin e Prodhimit, Teknikën dhe blerjet Administrative;
  • Bashkëpunon me dapartamentin Teknik dhe të Prodhimit për specifika mbi produktet dhe shërbimet që duhen sipas nevojave të kompanisë;
  • Përgatit raporte periodike mujore dhe vjetore të punës;

Të interesuarit të dërgojnë CV-të e tyre në adresën e email-it: eshqypi@era.al ose të paraqiten pranë zyrave qëndrore të "Eres" (Rr. Perlat Rexhepi, pallati Unicom, Tirane)
Afati i fundit i aplikimit: 08.01.2022

"Era 2000" shpk garanton dhe merr përsipër që të dhënat e të gjithë aplikantëve të trajtohen dhe ruhen në konfidencialitet të plotë.




Cel. : 069 40 50 203
 


Apply WhatsApp
Back
Top