• Tirane, ofrohet vend pune Mekanik për mjetet e rënda

Tirane
Tipi
  1. me orar te plote
Fusha | Profili i punes
  1. Mekanik
Gjuha
Eksperienca
vetem me eksperience
Kompania "Gjikuria shpk" është një kompani prestigjoze në tregun shqiptar e cila operon në fushën e ndërtimit dhe kryesisht në atë të infrastrukturës.
Aktualisht kompania po zbaton disa projekte të rëndesishme në rang vendi.
Qëllimi ynë është të punuarit në grup duke ndërthurur përvojën, dijen, aftësinë dhe përkushtimin në mënyrë që cdo projekt të përfundojë me sukses në kohën e duhur dhe cilësinë e kërkuar.

►Pozicioni vakant i punës: Mekanik
  1. Mekaniku do të jetë përgjegjës për montim, operim në eliminimin e defekteve, mirëmbajtje dhe riparim të makinave, komponentëve të tyre, pajisjeve mekanike, makinerive;
  2. Pergjegjës për makineri gërmimi e ngarkimi dherash, makineri shtyrje, nivelimi e ngjeshje dherash apo shpim toke, makineri ndërtimi mbi bazë automjeti;
  3. Monitoron aspekte teknike për shfrytëzimin, mirëmbajtjen dhe riparimin e makinave dhe mekanizmave mekanike, objekteve dhe komponentëve për të siguruar performancë të kënaqshme dhe pajtueshmërinë me specifikimet dhe rregulloret;
  4. Zbaton rregullat e sigurimit teknik dhe të mbrojtjes së mjedisit;
  5. Mban dokumentacionin e nevojshëm mbi problemet teknike dhe organizative për punën e bërë.
  6. Përgjegjës për identifikimin e parregullsive në pajisje dhe konstruksione të ndryshme mekanike;
  7. Kryen punimet, mirëmban dhe riparon makineritë e rënda;
  8. Ndjekja dhe monitorimi i ecurisë së makinerive;
►Eksperiencë dhe kualifikime:

-Të ketë përfunduar arsimin e mesëm profesional në drejtimin Mekanik;
-Të ketë eksperiencë në fushën e montimit të konstruksioneve metalike jo me pak se 5 vjet;
-Të ketë leje drejtimi automjeti;
-Të ketë aftësi komunikuese dhe bashkëpunuese;
-Të jetë fleksibël në lidhje me oraret e punës
-Të jetë i disponueshëm për të lëvizur në Tiranë, Palasë dhe Orikum.

Ne ju ofrojmë: Pagë të kënaqshme, 80.000 - 100.000 leke, Makine në dispozicion dhe Dieta ditore.

Të gjithë kandidatet e interesuar duhet të aplikojnë me CV-në e detajuar në Shqip me foto bashkëngjitur në headofhr@gjikuria.al ose te kontaktojne ne numrin e telefonit 355682018650.
 


Apply WhatsApp
Back
Top