• Tirane, ofrohet vend pune Meanxher Marketingu

Tirane
Tipi
  1. me orar te plote
Fusha | Profili i punes
  1. Menaxhim
Gjuha
  1. anglisht
Eksperienca
vetem me eksperience
Kompania "Gjikuria" sh.p.k. është një kompani prestigjoze në tregun shqiptar e cila operon në fushën e ndërtimit dhe kryesisht në atë të infrastrukturës. Aktualisht kompania po zbaton disa projekte të rëndësishme në rang vendi. Qëllimi ynë është të punuarit në grup duke ndërthurur përvojën, dijen, aftësinë dhe përkushtimin në mënyrë që cdo projekt të perfundojë me sukses në kohën e duhur dhe cilesinë e kërkuar.
Pozicioni vakant i punës: Menaxher Marketingu .


Detyrat:


  • Harton dhe monitoron planin vjetor të marketingut, i cili detajon aktivitetet e vitit që përkojnë me objektivat e miratuara të kompanisë;
  • Kryen studim tregu sipas planeve strategjike që kompania ka dhe direktivave që merr nga drejtuesit;
  • Harton dhe analizon fushatat e marketingut sipasë stategjisë së kompanisë;
  • Zbaton planin e veprimit dhe programet për të identifikuar targete specifike/ klientë të rinj dhe zhvillon mënyrën e kontaktit me ta;
  • Përgatit dhe zbaton strategjinë e komunikimit për mediat online, mediat vizive si dhe fushatat outdoor sipas një kalendari të përcaktuar dhe bën monitorimin periodik të ecurisë;
  • Implementimin e aktiviteteve të marketingut brenda buxhetit dhe në cilesinë e kërkuar;
  • Promovon imazhin e kompanisë duke krijuar kontakte me partnerë strategjik si media, bashkëpunëtorët dhe klient të mundshëm;
  • Bashkëpunon ngushtë me ekipin e shitjeve si dhe departamentet e tjera brënda kompanisë, në mënyre që të përmbushin sëbashku objektivat e kërkuar
Kualifikimet:


  • Diplomë në Marketing/Administrim Biznesi apo profile të ngjashme;
  • Të paktën 2 vite eksperiencë Property Marketing, Distribucion, Retail;
  • Të ketë kualifikime dhe trajnime në fushën e Marketingut;
  • Aftësi shumë të mira komunikimi, ndërtimi i marrëdhënieve të sukseshme me klientët;
  • Aftësi shumë të mira kreativiteti dhe prezantimi;
  • Njohje shumë të mira të gjuhës Angleze (gjuhët e tjera përbëjnë avantazh);
  • Të njohë shumë mirë tendecat dhe strategjitë e fundit të tregut marketues;


    *Shënime:

    ►Të gjithë kandidatet e interesuar duhet të aplikojnë me CV-në e detajuar në Shqip/Anglisht në: hr@gjikuria.al
    Ju informojmë se vetëm kandidatët e përzgjedhur do të njoftohen për intervistë.
    Të gjitha aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet të plotë sipas ligjit Nr 9887 vendosur nga Kuvendi i Shqipërisë për "Mbrojtjen e të Dhënave Personale".
 


Apply
Back
Top