• Tirane, ofrohet vend pune Manaxhere Dyqani / Visual Merchandiser

Pozicioni: Manaxhere Dyqani /Visual Merchandiser

Tirana Ring Center kerkon te punesoje " Manaxhere Dyqani /Visual Merchandiser

Detyrat dhe pergjegjesite:
  • Menaxhon dhe motivon stafin e dyqanit qe te rrise shitjet ditore dhe te maksimizoje efikasitetin ne pune;
  • Menaxhon dhe kontrollon stokun; mban te gjithe dokumentacionin perkates dhe ben rregullisht regjistrimin e shitjeve per te pare nivelin e stokut;
  • Merr ne dorezim mallin sa here qe vjen furnizimi dhe sigurohet qe procedura perkatese ndiqet me perpikmeri;
  • Perpilon raporte statistikore periodike per te analizuar nivelin e shitjeve;
  • Perpilon raporte te tjera sa here qe i kerkohet nga menaxheri pergjithshem;
  • Merret me ceshtjet e stafit duke bere vleresimin periodik te performances, ofron dhe propozon trajnim dhe mundesi zhvillimi profesional per stafin e dyqanit;
  • Eshte pergjegjes per pjesen vizuale te dyqanit sipas konceptit te tij;
  • Eshte pergjegjes per rregullimin e vitrinave dhe hapesirave ne dyqan
  • Siguron zbatimin e standarteve baze te cilesise, paraqitjes dhe vendosjes se mallit ne dyqan;
  • I pergjigjet ankimimeve dhe komenteve te klienteve;
  • Gjen dhe sugjeron forma praktike dhe krijuese per promocionin e dyqanit/mallit duke bashkepunuar ngushte me Menaxherin e Marketingut;
Kriteret e pozicionit:
  • Te kete perfunduar arsimin e larte;
  • Te kete minimumi 2 vite eksperience pune ne fushen e retail;
  • Te kete njohuri te mira te gjuhes Italiane dhe Angleze;
  • Te kete njohuri te mira te programeve baze kompjuterike;
  • Te kete aftesi shume te mira komunikimi dhe pune ne grup;
Kompania ofron skema te mira bonusi mujor si dhe shperblime vjetore.
Per te aplikuar per kete mundesi punesimi ju lutem dergoni Cv-ne tuaj
me fotografi ne gjuhen shqipe ne adresen elektronike hr@ring.al deri ne daten 15.01.2024.
 


Apply
Back
Top