• Tirane, ofrohet vend pune magazinier

Tirane
Tipi
  1. me orar te plote
Fusha | Profili i punes
  1. Magazinier/e
Gjuha
GENIUS SH.P.K eshte nje distributor paisjesh mjekesore / laboratorike, kite, reagente dhe materiale konsumi laboratorike, kerkon te punesoje:

MAGAZINIER ( M/ F)

DETYRAT DHE PËRGJEGJËSITË
  • Ky pozicion ka përgjegjësinë për të menaxhuar dhe kryer ҫdo proces që lidhet me magazinën qendrore të kompanisë.
  • Kujdeset për mirëmbajtjen e magazinës;
  • Kontrollon sasinë dhe cilesinë e të gjitha produketeve që hyjnë dhe dalin nga magazina;
  • Bën sistematikisht inventaret për të gjithë sektorët e magazinës;
  • Kujdeset për të gjitha të mirat materiale të vendosura në hapësirën që ka në përgjegjësi;
  • Edukimi dhe kompetencat teknike;


KUALIFIKIMET DHE AFTËSITË E KËRKUARA
Edukimi: Të ketë mbaruar arsimin e lartë;
Paga: Fillon nga 60.000 Leke (neto)
Eksperiencë Pune: Preferehet eksperienca e mëparshme në pozicione të ngjashme;
Aftësi:
  • Të bëjë në bazë të fletë-hyrjeve dhe fletë-daljeve, ngarkimet dhe shkarkimet në programin e magazinës;
  • Të jetë i aftë që në ҫdo moment të nxjerrë dhe të përpunojë në aspektin kohor, gjendjen e magazinës;
  • Të kontrollojë për sasinë dhe cilesinë e të gjitha produkteve që hyjnë dhe dalin;
  • Të ruajë dokumentacionin e menaxhimit të magazinës;
  • Të njohë dhe të sistemojë në ҫdo kohë të gjitha produkte të ndara sipas zërave dhe rafteve përkatëse;
  • Të koordinohet me menaxherin e Financës mbi inventarin e magazinës gjatë procesit të daljes dhe hyrjes së mallrave;
  • Të jetë i komunikueshëm dhe përgjegjës për zbatimin e detyrave të ngarkuara;

Mirëpresim të gjithë kandidatet e interesuar të cilët mund të dërgojnë aplikimin e tyre (CV) në adresën akalaj@genius.com.al
Ju informojmë se vetëm kandidatët e përzgjedhur nga dokumentacioni i tyre do të njoftohen për intervistë.
 


Apply
Back
Top