• Tirane, ofrohet vend pune Kujdestarë për të moshuar

Tirane
Tipi
  1. me orar te plote
Fusha | Profili i punes
  1. Kujdestari per te moshuar
Gjuha
Eksperienca
Bashkia e Tiranës, në partneritet me Shoqatën Ryder Albania dhe me mbështetjen financiare të Bashkimit Europian, ka nisur zbatimin e Projektit “Ofrimi i shërbimeve të kujdesit në shtëpi për të moshuarit në Bashkinë e Tiranës”, i cili do të zbatohet në Bashkinë e Tiranes. Në kuadër të zbatimit të këtij projekti, Shoqata Ryder Albania kërkon të punësojë tre kujdestarë (me kohë të plotë) e/i të cilët do të jenë pjesë e ekipit dhe do të ofrojë ndihmën e tij/saj për shërbimin e kujdesit në shtëpi për të moshuarit , target grup i synuar nga ky projekt dhe familjet e tyre.

Përgjegjësitë kryesore do të përfshijnë, por nuk kufizohen në:

• të ndihmojë të moshuarit për lëvizjen brenda dhe jashtë shtëpisë
• të ndihmojë të moshuarit për kujdesin personal dhe higjenën
• të ndihmojë të moshuarit për bërjen e pazareve dhe pagesave të faturave të ndryshme
• të planifikojë dhe përgatisë ushqim me ndihmën e të moshuarve
• të kryejë detyra shtëpiake që të moshuarit nuk mund t'i kryejnë vetë

Kërkesat dhe kualifikimet

• Përvojë pune si kujdestare
• Njohuri për aktivitetet e mbajtjes së shtëpisë dhe gatim me vëmendje të kufizimeve dietike
• Aftësi të mira për menaxhimin e kohës dhe të koordinimit.
• Aftësi të shumë të mira komunikuese dhe ndëpersonale

Kohëzgjatja:
36 muaj
Vendndodhja
Shoqata Ryder Albania, Tiranë
Mbikëqyrja:
Kujdestarët do të mbikëqyren nga mbikëqyrësi dhe menaxheri i projektit.
Kandidatët e interesuar që plotësojnë kriteret e përcaktuara në këto Terma të Referencës mund të dorëzojnë dokumentet e mëposhtme brenda datës 20 Mars 2023 ora 17:00
- Letër motivimi që shpjegon motivimin tuaj për të aplikuar për këtë pozicion dhe si i përmbushni kriteret.
- CV e detajuar
- Një rekomandim nga punëdhënës i mëparshëm.
Vetëm aplikantët e përzgjedhur për intervistë do të kontaktohen.
Aplikimet tuaja mund t'i dërgoni në adresën e emailit të Shoqatës Ryder Albania: info@ryderalbania.org
ose në adresën postare: Rr: Ali Pashe Gucia ,Nd 9,H 7,AP 2
Ju lutemi shkruani në subjektin e emailit: Aplikim për kujdestarë për të moshuar
 


Apply
Back
Top