• Tirane, ofrohet vend pune Kostoiste/Preventivuese

Tirane
Nr. Njesia - Zona me e afert?
5 Liqeni | Rr. Kosovareve | Petro Nini
Tipi
  1. me orar te plote
Fusha | Profili i punes
  1. Inxh. Ndertimi
Gjuha
  1. anglisht
Eksperienca
vetem me eksperience
Texas Development shpk një kompani ndërtimi që operon në tregun shqiptar që prej vitit 2019.
Kërkojmë t’i bashkojmë stafit tonë një individ të dedikuar, me eksperiencë për pozicionin Kostoiste/Preventivuese

Detyrat dhe përgjegjësitë kryesore:

-Përpilimi dhe hartimi i preventivave me çmimet përkatëse për zëra të punimeve që kryen vetë kompania;
-Kontrolli i preventivave me çmimet përkatëse të projekteve të ndryshme që vijnë nga studiot e projektimit;
-Pregatitja e preventivave të paketave tenderuese;
-Rishikim i analizave teknike dhe manualit të cmimeve sipas tregut dhe publikimeve zyrtare
-Përgatit situacionet mujore, librezat e masave, analizë të çmimeve duke përfshirë kontrollet e situacioneve të nënkontraktorëve dhe përgatitjen e situacionit përmbledhës për objektet.
-Realizon rakordimet mujore me Departamentin e Financës për inventarët, gjendjen në magazinë dhe shkarkimin e materialeve.
-Përpilon dhe harton preventiva me çmimet përkatëse për zëra të punimeve që kryen vetë kompania apo që vijnë nga studiot e projektimit.
-Ndjekjen e kostos në mënyre periodike gjatë fazës së ndërtimit të objekteve, së bashku me Manaxherin e Projektit, Përgjegjësin Teknik dhe Inxhinierin e Kantierit.
-Kontribuon në përgatitjen buxhetit mujor të përcaktuar për objektin

Aftësi:

-Diplomë në Fakultetin e Inxhinierisë së Ndërtimit.
-Përvojë pune mbi 7 vjet në përllogaritje kostoje dhe preventiv.
-Të zotrojë shumë mirë Paketën Office.
-Të ketë njohuri të mira të gjuhës Angleze.
-Të ketë aftësi shumë të mira komunikuese, analitike dhe planifikues.

Kandidatët e interesuar janë të lutur të dërgojnë CV e tyre dhe letrën e referencës në adresën e email: info@texasdev.eu
 


Apply
Back
Top