• Tirane, ofrohet vend pune Kordinatore Shitje

Tirane
Nr. Njesia - Zona me e afert?
11 Autostrada Tr.-Dr.
Tipi
  1. me orar te plote
Fusha | Profili i punes
  1. Agjent shitje | Menaxhim shitje
Gjuha
  1. anglisht
Eksperienca
vetem me eksperience
A.M.G sh.p.k e themeluar qe ne vitet 90. Një kompani me eksperiencë 25 vjeçare në fushën e importit dhe shpërndarjes së produkteve ushqimore të ngrira si Akullore Algida (Magnum, Corneto, Carte'dOr, Scandal, King Kone…), Produkte Pule Lezita (Kotoleta, Krahe Pule, Finger Pule, Fileto Pule), Produkte Brumi Ioniki, Perime Polar Food, Produkte Deti Siblou etj. Tashmë e konsoliduar si një lider në tregun shqiptar me nje staf profesionist dhe me përvojë. Gjithmonë të përkushtuar ndaj qëllimit për të përmbushur nevojat e klientëve tanë. Në kuadër të rritjes së cilësisë së shërbimit kompania është në kërkim të një stafi të ri energjik dhe me dëshirë për rritje profesionale.
Kompania kërkon: Kordinator/e Shitjesh
Detyrat
  • Mirëmban databazën e shitjeve dhe gjeneron raporte për shitjet në kohë reale dhe sipas kërkesës.
  • Kryen analiza të shifrave dhe statistikave mbi tregun.
  • Ekzekuton kerksesat per raporte mbi shitjen.
  • Aktivizon ofertat, hap klientët e rinj për agjentët në ngarkim.
  • Bashkëpunon ngushtë me agjentët në ngarkim për kontratat e klientëve, paisjet frigoriferike.
  • Bashkëpunon me departamentet e tjera.
Kualifikimet
  • Të ketë përfunduar arsimin e lartë.
  • Eksperiencë pune në pozicione të ngjashme.
  • Njohje e programeve të shitjes (Webflex etj).
  • Aftësi të shkëlqyera të paketës Microsoft Office.
  • Aftësi shumë të mira komunikuese dhe të bashkëpunimit në grup.
Shënime
Personat e interesuar duhet të dërgojnë CV me foto dhe Letër Interesi me email në adresën: hr@amgfood.com ose kontaktoni ne numrin e telefonit: 0676047277
Vetëm aplikantët e përzgjedhur do të kontaktohen brenda 48 orëve nga marrja e aplikimit.
A.M.G shpk- Algida® promovon shanset e barabarta!

Cel. : 0676047277
 


Apply WhatsApp
Back
Top