• Tirane, ofrohet vend pune Koordinator Projekti/Project Coordinator

Tirane
Nr. Njesia - Zona me e afert?
2 TEG | Lunder | Farke | Mjull-Bathore
Tipi
  1. me orar te plote
Fusha | Profili i punes
  1. Arkitekture
Gjuha
  1. anglisht
Eksperienca
vetem me eksperience
ACREM është pjesë e BALFIN Group e specializuar në ofrimin e menaxhimit të pasurive të paluajtshme. ACREM është kompania menaxhuuese e Qendrave tregtare TEG dhe QTU, si dhe TLP, Rolling Hills, dhe Ambasador 3. Me një rrjet profesionistësh ACREM, ofron një paketë të gjërë shërbimesh si: Konsulencë Financiare, Marketing, Qiradhënie dhe Administrim.
Balkan Finance Investment Group, BALFIN Group, është një nga grupet investuese më të rëndësishme dhe më të suksesshme në rajonin e Ballkanit Perëndimor. Gjeografikisht, Grupi BALFIN është i pranishëm në Austri, Shqipëri, Kosovë, Bosnjë dhe Hercegovinë, Maqedoninë e Veriut, Mal të Zi, Zvicër, Kroaci dhe Holandë, me afërsisht 5,200 punonjës në total. Aktivitetet e Grupit BALFIN përfshijnë zhvillimin dhe menaxhimin e pasurive të patundshme, shitjet me shumicë dhe pakicë, sistemin bankar, menaxhimin e aseteve, mediat dhe logjistikën. Grupi BALFIN po rritet në mënyrë të qëndrueshme dhe kontribuon në përmirësimin e jetesës së komuniteteve përmes zhvillimit ekonomik, prezantimit të ideve të reja, punësimit dhe investimeve sociale.

Pozicioni: Koordinator/e Projekti
Departmenti: Mirëmbajtje Teknike
Vendnodhja: Zyrat qendrore të ACREM, Tiranë


Përshkrim i Pozicionit të Punës
Koordinatori/ja i/e projektit është përgjegjës për zhvillimin dhe përfundimin e projektit dhe në funksion të këtij qëllimi, duhet të përmbushë përgjegjësi dhe detyra menaxheriale, organizative, mbikëqyrëse, koordinuese e vendim-marrëse. Koordinator/ja i/e Projektit mund të jetë përgjegjës edhe për më shumë se një projekt në të njëjtën kohë. Drejton proçesin e dokumentimit që nga marrja e projekteve, fazat e oponencës, lejes së shfrytëzimit, aktet e kontrollit gjatë zbatimit, dorëzimit të punimeve, dhe akt kolaudimit.


Detyrat dhe përgjegjësitë


  • Përgatitja dhe Menaxhimi i buxhetit të projektit.
  • Menaxhimi i devijimeve në projekt.
  • Përgatitja dhe menaxhimi i grafikut të punimeve dhe ndjekjen e ecurisë së tij.
  • Koordinon punën me strukturat e kompanisë që janë të angazhuara në këtë projekt.
  • Koordinon punën me strukturat dhe me kontraktoret e projektit.
  • Kontrollon dhe miraton situacionin përmbledhës mujor.
  • Pergatit raportet e kostove mujore dhe raportin perfundimtar, miraton keto raporte se bashku me drejtuesin e Departamentit.
  • Ndjek kontratat e sipermarrjes/sherbimeve te projektit ne te gjitha etapat.
  • Koordinon me kontraktoret dhe miraton me drejtuesin e Departamentit planet e zhvillimit te projektit.
  • Siguron që të gjitha kërkesat dhe/ose objektivat e projektit janë realizuar sipas etapave dhe afateve te grafikut te punimeve.
  • Perpilon dhe ndjekë shkresat per institucionet shteterore dhe private per plotesimin e dokumentacioni ligjor.
  • Siguron që dokumentacioni i projektit të jetë i plotë dhe ne perputhje me kushtet teknike te ndertimit.
  • Përgatitjen e raporteve periodike në lidhje me ecurinë e projekteve.
  • Mbledhja dhe arshivimi i dokumentaconit teknik te projektit.
  • Detyra te tjera qe lidhen me anen teknike te projekteve te reja dhe objekteve ekzistues qe menaxhohen nga ACREM.

  • Detyra të tjera që i ngarkohen nga eprori.

Kërkesat e pozicionit të punës:

  • Minimumi 3 vite eksperiencë ne pozicion të njëjtë ose të ngjashëm.
  • Diplomë Bachelor dhe/ose master në Arkitekturë/ Urbanistikë/ Inxhinieri Ndertimi, Mjedisi ose Hidroteknikë.
  • Aftësi për të lexuar, analizuar dhe shpjeguar projektet, korrespondencat e biznesit, kontrata, procedurat dhe manualet teknike.
  • Aftësi të shkëlqyera menaxhuese, organizative, planifikuese, projektuese dhe komunikuese.
  • Aftësi të shkëlqyera në komunikim/ prezantim dhe pergatitje raportesh.
  • Njohuri shumë të mira në përdorimin e programeve kompjuterike: CAD, MS-Office, MS-PROJECT, etj.
  • Njohuri shumë të mira të gjuhës angleze (njohja e një gjuhe tjetër të komunitetit evropian do të përbente avantazh).
  • Njohuri të shkëlqyera kompjuterike.
Kërkesa të tjera:


  • Aftësi të shkëlqyera të punës në grup
  • Ndershmeri dhe integritet
  • Fleksibilitet
  • Zotërues/e i/ e leje drejtimi kategoria B

Kushtet e Punës: BALFIN Group ofron një paketë tërheqëse përfitimesh, duke përfshirë një shpërblim të drejtë në vlerësimin e meritës dhe performances.

Mënyra e Aplikimit: Për të aplikuar për këtë pozicion, Ju lutem dorëzoni CV-në e detajuar brenda datës 10/06/2023 në adresën e e-mail: [B]hr@acrem.al[/B], duke specifikuar në subjekt: “Aplikim për Koordinator/e Projekti”


*Të gjitha aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet të plotë sipas ligjit Nr. 9887 vendosur nga Kuvendi i Shqipërisë për “Mbrojtjen e të Dhënave Personale
 


Apply
Back
Top