• Koordinator i Sigurisë dhe Shëndetit në Punë (HSE) | Tiranë

progeen-logo.jpg


Progeen Construction, është një shoqëri private me eksperiencë 11 vjeçare në industrinë e ndërtimit në Shqipëri. Progeen aplikon standardet më të larta të profesionalizmit në veprimtarinë e tij, duke garantuar cilësi dhe besueshmëri absolute tek klientët dhe partnerët. Progeen çmon më së shumti kapitalin njerëzor të profesionistëve, të cilit i beson suksesin e çdo projekti.

Roli: Koordinator i Sigurisë (HSE)

Departamenti: Teknik

Vendndodhja: Tiranë

Përmbledhja e Rolit: Koordinatori i Sigurisë HSE ka për detyrë të koordinojë stafin në kantieret e shoqërisë për të siguruar zbatimin e politikave të sigurimit teknik dhe ato mjedisore në përputhje me legjislacionin në fuqi. Ai ka për detyrë të implementojë praktikat më të mira duke mbajtur në konsideratë objektivat e shoqërisë në lidhje me sigurinë dhe shëndetin në punë, etj.


Përgjegjësitë:
  • Zbatimi i politikave të shoqërisë dhe përshtatja e dokumentacionit përkatës mbi sigurinë dhe shëndetin në punë
    dhe mbrojtjen e mjedisit në përputhje me legjislacionin në fuqi dhe konventat europiane;
  • Plotësimi me dokumentacionin përkatës të unifikuar i të gjitha kantiereve të Shoqërisë;
  • Kontrolli periodik i kantiereve të shoqërisë në lidhje me zbatimin teorik dhe praktik të procedurave të sigurisë e shëndetit në punë dhe mbrojtjes së mjedisit;
  • Raportimi periodik mbi situatën konkrete të sigurisë e shëndetit në punë dhe mbrojtjes së mjedisit;
  • Hartimi i programeve për përmirësimin në vazhdimësi të sigurisë e shëndetit në punë dhe mbrojtjes së mjedisit.

Kualifikimet:
  • Diplomë në Inxhinieri Ndërtimi;
  • Eksperiencë pune 3-5 vjet;
  • Vërtetime përkatëse ose Çertifikata trajnimi shtesë, përbëjnë avantazh;
  • Të ketë njohuri në përdorimin e paketës MS OFFICE;
  • Aftësi për zgjidhjeje të problemeve.

Mënyra e aplikimit:

Të interesuarit të dërgojnë CV-në në adresën hr@progeen.com (duke specifikuar në subjekt të e-mail-it titullin e pozicionit) ose të aplikojnë nëpërmjet modulit të website https://www.progeen.com/karriera.


*Të gjitha aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet të plotë sipas ligjit Nr. 9887, Datë 10.3.2008 “Për Mbrojtjen e të Dhënave Personale”
 


Apply
Back
Top