• Tirane, ofrohet vend pune Koordinator/e Mirembajtje

Tirane
Nr. Njesia - Zona me e afert?
2 TEG | Lunder | Farke | Mjull-Bathore
Tipi
  1. me orar te plote
Fusha | Profili i punes
  1. Inxhinieri
Gjuha
ACREM është pjesë e BALFIN Group e specializuar në ofrimin e menaxhimit të pasurive të paluajtshme. ACREM është kompania menaxhuuese e Qendrave tregtare TEG dhe QTU, si dhe TLP, Rolling Hills, dhe Ambasador 3. Me një rrjet profesionistësh ACREM, ofron një paketë të gjërë shërbimesh si: Konsulencë Financiare, Marketing, Qiradhënie dhe Administrim.
Balkan Finance Investment Group, BALFIN Group, është një nga grupet investuese më të rëndësishme dhe më të suksesshme në rajonin e Ballkanit Perëndimor. Gjeografikisht, Grupi BALFIN është i pranishëm në Austri, Shqipëri, Kosovë, Bosnjë dhe Hercegovinë, Maqedoninë e Veriut, Mal të Zi, Zvicër, Kroaci, Holandë dhe SHBA, me afërsisht 5,000 punonjës në total. Aktivitetet e Grupit BALFIN përfshijnë zhvillimin dhe menaxhimin e pasurive të patundshme, shitjet me shumicë dhe pakicë, sistemin bankar, menaxhimin e aseteve, mediat dhe logjistikën. Grupi BALFIN po rritet në mënyrë të qëndrueshme dhe kontribuon në përmirësimin e jetesës së komuniteteve përmes zhvillimit ekonomik, prezantimit të ideve të reja, punësimit dhe investimeve sociale.

Pozicioni: Koordinator/ e Mirëmbajtje
Departamenti: Mirëmbajtje Teknike
Vendnodhja: Zyrat qendrore të ACREM, Tiranë


Përshkrim i Pozicionit të Punës
Koordinatori/ ja në Departamentin e Mirëmbajtjes Teknike në qendër tregtre është përgjegjës/ se për koordinimin e gjithë aktiviteteve të departamentit, nën drejtimin e Drejtorit të departamentit.

Detyrat dhe përgjegjësitë


  • Kujdeset për implementimin e strategjisë dhe proçeseve të departamentit të mirëmbajtjes në përputhje me objektivat e kompanisë.
  • Kontrollon dhe kujdeset për mirëfunksionimin e gjithe sistemeve të departamentit në qendër dhe raporton tek eprori.
  • Udhëheq ekipin e supervizorëve dhe teknikëve për kryerjen e punimeve elektike, mekanike, ndërtimore dhe sistemeve speciale në rastet e nevojshme apo emergjente.
  • Së bashku me drejtuesin e departamentit krijon një sistem mirëmbajtje parandaluese si dhe proçese për të mirëmbajtur sistemet e teknikës.
  • Kujdeset për respektimin e të gjitha rregullave të shëndetit, dhe sigurisë në punë, duke siguruar një mjedis të shëndetshëm dhe pozitiv.
  • Koordinon veprimtarinë e përditshme të ekipit të teknikëve.
  • Mban korrespondencë për dërgimin e porosive tek kompanitë e vendit dhe të huaja për zgjidhjen e problemeve teknike urgjente.
  • Koordinon dhe mbikqyr ekipin e supervizorë në lidhje me detyrat e përditshme dhe zgjidhjen e problematikve në qendër.
  • Të maksimizojë efiçensen e stafit dhe te ë reduktojë kohën joproduktive.
  • Orienton dhe trajnon stafin e ri.
  • Harton raporte për dep. e mirëmbajtjes.

Kërkesat e pozicionit të punës:

  • Diplomë Bachelor (preferohet diplomë master) në Inxhinieri Elektike, Elektronike, Informatike
  • Të paktën 5 vjet përvojë pune në profesion të njëjtë apo të ngjashëm
  • Rrjedhshmëri në gjuhën angleze.
  • Njohuri shumë të mira kompjuterie, të paketës MS Office, sistemeve BMS, Auto Cad.
  • Njohuri mbi systemin e sigurisë kundra zjarrit, ajrimit, system ngrohje-ftohje.
Kërkesa të tjera:

  • Aftësi të shkëlqyera komunikimi dhe prezantimi.
  • Aftësi shumë të mira ndërpersonale.
  • Aftësi të shkëlqyera organizative dhe menaxhuese.

Kushtet e Punës: BALFIN Group ofron një paketë tërheqëse përfitimesh, duke përfshirë një shpërblim të drejtë në vlerësimin e meritës dhe performances.

Mënyra e Aplikimit: Për të aplikuar për këtë pozicion, Ju lutem dorëzoni CV-në e detajuar brenda datës 04/09/2023 në adresën e e-mail: [B]hr@acrem.al[/B], duke specifikuar në subjekt: “Aplikim për Koordinator/e Mirëmbajtje”


*Të gjitha aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet të plotë sipas ligjit Nr. 9887 vendosur nga Kuvendi i Shqipërisë për “Mbrojtjen e të Dhënave Personale
 


Apply
Back
Top