• Tirane, ofrohet vend pune Keshillues Biznesi

Tirane
Tipi
  1. me orar te plote
Fusha | Profili i punes
  1. Finance-Specialist | Banke / Sigurime
Gjuha
Kush jemi ne?

ProCredit Bank është një bankë tregtare e orientuar drejt zhvillimit dhe e fokusuar në ofrimin e zgjidhjeve digjitale per klientët tanë. Punojmë për të ofruar shërbim cilësor për sipërmarrjet e vogla dhe të mesme, sepse jemi të bindur që këto biznese krijojnë numrin më të madh të vendeve të punës dhe u japin një kontribut thelbësor ekonomive në të cilat operojnë. Ne promovojmë kulturën e kursimit dhe përgjegjësinë financiare, duke ofruar shërbime të thjeshta depozituese për klientët tanë, shërbime online dhe duke investuar burime të konsiderueshme në edukimin financiar, si për klientë biznesi ashtu edhe individë privatë.

Kërkojmë të rekrutojmë së jashtmi, staf në pozicionin: Këshillues Biznesi

Detyrat dhe përgjegjësitë kryesore:

  • Përgjegjës në prezantimin e bankës para klientëve të rinj dhe ekzistues, me qëllim ndërtimin e marrëdhënieve afatgjata me klientët e biznesit.
  • Organizon dhe zhvillon takime me klientët e rinj.
  • Analizon në mënyrë periodike zhvillimin e klientëve në portofol dhe bashkëpunimin e tyre me bankën. Bën propozime në komitetin e biznesit si edhe ndjek realizimin e vendimeve të marra në komitet për të gjithë klientët në portofol.
  • Përgjegjës për ruajtjen dhe zhvillimin e një portofoli cilësor në terma ekspozimesh kredie si edhe shërbimesh të tjera bankare.
  • Është iniciues dhe pjesëmarrës aktiv në komitetet e biznesit për klientët e portofolit të tij/ saj, etj.

Kualifikimet e nevojshme:

  • Eksperiencë pune të mëparshme si Këshillues Biznesi, e preferueshme mbi 2 vite.
  • Njohuri dhe aftësi në të kuptuarit e parimeve dhe praktikave të veprimeve me biznesin e vogël.
  • Aftësi në analizimin dhe përgatitjen e pasqyrave financiare.
  • Aftësi të mira në komunikimin dhe shërbimin me klientin.
  • Aftësi për mbledhje të dhënash, përpunim informacioni dhe përgatitje raportesh.
  • Diplomë universitare (bachelor ose master).
  • Aftësi shumë të mira komunikuese dhe organizative.
  • Proaktiv, fleksibël, i hapur ndaj ndryshimeve.

Apliko duke dërguar CV-në tënde deri në dt. 15 Qershor, në: burime.njerezore@procredit-group.com me subjekt "Këshillues Biznesi".
 


Apply
Back
Top