• Tirane, ofrohet vend pune Jurist

Tirane
Nr. Njesia - Zona me e afert?
5 Selite | Kodra e Diellit
Tipi
  1. me orar te plote
Fusha | Profili i punes
  1. Jura | Drejtesi
Gjuha
[h=1]Përshkrimi[/h]AGIKONS sh.p.k është një nga kompanitë lider në fushën e ndërtimit në Shqipëri, e cila dallohet për standardet dhe cilësinë e punimeve me çmimet më konkuruese në treg. Themeluar që në vitin 1996, Agikons ka krijuar dhe zbatuar shumë projekte të suksesshme si: Kodra e Diellit 1&2 (Tiranë), ‘’Marea Resort’’ (Kavajë), “Tarraca e Ullijve” (Dhërmi), “Plazhi i Gurtë” (Qeparo), “Bougainville Bay” (Sarandë) si edhe “Meshtekna” Brezovice.
Kompania po kërkon të zgjerojë stafin e saj në Departamentin Juridik, në pozicionin: Jurist/e Specialist


[h=1]Detyrat[/h]
  • Te kryejë dhe bashkërendojë punë kërkimore, analizë dhe këshillim, opinon ligjor dhe procesim administrativ, ne te gjitha ceshtjet ligjore pergjate implementimit te kontratave pubilke.
  • Monitoron dhe rishikon aktivitetin e prokurimit dhe dokumentat e tenderit, në mënyrë që të sigurojë që procedurat dhe kontrolli përkatës të jenë zbatuar në kohën e duhur nga punonjësit e varësisë. Siguron që punonjësit të jenë plotësisht në përputhje me procedurat e aplikueshme të prokurimit.
  • Te perfaqesoj shoqerine prane insitucioneve administrative dhe autoritetit kontraktor , ndjekjen e procedurave ligjore, ankimeve dhe korrespondences zyrtare me autoritete shteterore per ceshtje te ckatuar ligjore te projektit perkatese.
  • Përgjegjës për hartimin e marrëveshjeve me institucione të tjera brenda ose jashtë territorit të Republikës së Shqipërisë, për kontrata të ndryshme prokurimi;
  • Kryen dhe bashkërendon punë kerkimore, analize, këshillim, opinion ligjor mbi prokurimet publike, koncesionet, shoqërite e përkohshme, licensat, certifkimet, autorizimet dhe ceritifikimeve.
  • Identifikon, vlerëson dhe menaxhon risqet operacionale dhe bashkëpunon me Sektorin ligjor për çdo risk të hasur.
  • Siguron që administrimi dhe arkivimi i të dhënave dhe dokumentacionit të Sektorit te jete në përputhje me kërkesat dhe rregullat e dokumentacionit financiar , teknik dhe ligjor;


[h=1]Kualifikimet[/h]
  • Të ketë përfunduar Arsimin e lartë dega Juridik., dhe të ketë mbi 2 vjet eksperience pune në këtë fushe.
  • Aftësi të shkëlqyera organizative, duke përfshirë aftësi për të planifikuar punën dhe vendosur prioritete;
  • Aftësi të shkëlqyera analitike, dhe aftësi për të zgjidhur në mënyrë efikase problemet;
  • Aftësi për të koordinuar punën dhe projektet përkatëse;
  • Aftësi për të punuar në grup dhë për të marë iniciativë;
  • Të njohë shumë mirë të Drejtën Administrative, Legjislacionin per Prokurimet dhe Koncesionet, Legjislacionin per Licencat dhe Certifikimet.
  • Njohuri shumë të mira të paketës Microsoft Office dhe te sistemin online E–Albania.
  • Të njohë shume mirë një gjuhe të huaj, preferohet anglisht.

[h=1]Shënime[/h]Të gjithë kandidatët e interesuar mund të dërgojnë cv-në e tyre në adresën: hr@agikons.com të shoqëruar me referenca nga punëdhënës të mëparshëm.
Të gjitha aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet të plotë sipas ligjit Nr. 9887, date 10.03.2008 i ndryshuar, vendosur nga Kuvendi i Shqipërisë për "Mbrojtjen e të Dhënave Personale".

Departamenti i Burimeve Njerezore
Agikons. Sh. P. K
E-mail: hr@agikons.com
Adresa: Blloku Rezidencial "Kodra e Diellit", Selite, Tirane

 


Apply WhatsApp
Back
Top