• Tirane, ofrohet vend pune IT Junior

Shoqeria Zita shpk, pjese e Globe Group me seli ne Tirane, kërkon të punesojë me kohë të plotë:


IT Junior

Permbledhje Pune
IT Junior është përgjegjës për ofrimim e mbështetjes teknike për një gamë të plotë të teknologjisë së biznesit, përfshirë (harduer dhe softuer). Duhet të jetë në gjëndje të vlerësojë në mënyrë të pavarur një problem të raportuar duke përdorur metoda dhe mjete diagnostifikuese, të përcaktojë shkakun e mundshëm dhe të ndërmarrë vendimet e duhura për të zgjidhur problemin në kohën e duhur.
IT Junior raporton te Menaxheri IT i cili ka përgjegjësi të përgjithshme për shërbimin IT.


Pershkrim i detyres:

  • Diagnostikon çështjet e kompjuterave të posteve të punës dhe analizon problemet nga ana fizike dhe softuerike;
  • Riparon dhe zëvëndëson pjesët hardware të kompjuterave;
  • Ofron suport teknik për problemet softuerike;
  • Ofron asistencë teknike duke u paraqitur fizikisht në ambjente të ndryshme të shoqërise;
  • Menaxhon, konfiguron dhe mirëmban e-mailet e shoqërisë;
  • Instalon dhe konfiguron programet software të kërkuara nga punonjesit sipas pozicioneve;
  • Konfiguron Email-et, Outlook-un, Folderat në Share etj
  • Raporton në kohë tek Manaxheri i IT dhe merr masa për zgjidhjen e problemeve në fushën e IT;

Kualifikimet dhe Eksperienca:

  • Të ketë mbaruar shkollë profesionale në profilin TIK (përbën avantazh Studimet e Larta në një nga deget: Informatike ose Elektronike);
  • Të ketë njohuri në sistemet e sigurisë së të dhënave, antivirus, mbrotje etj;
  • Të ketë njohuri për suport të paisjeve si printera, fotokopje, skanera etj;
  • Të ketë njohuri të mira të sistemeve operative të desktopit (windows) pajisjeve dhe programeve kompjuterike të nevojshme për të instaluar dhe mbeshtetur;
  • Aftësi të mira analitike, këmbëngulës për zgjidhjen e problematikave;
  • Aftësi për të bashkëvepruar me stafin dhe eprorët në mënyrë profesionale;
  • Të jetë i aftë të punonjë si vetëm ashtu edhe në ekip;
  • Të jetë korrekt dhe i përgjegjshme për detyrat që i ngarkohen.
  • Të ketë njohuri të mira të gjuhës Angleze;


Kandidatët e interesuar mund të dërgojnë CV-të me fotografi në adresën elektronike: hr@globegroup.al ose kontaktoni ne nr. +355674021523.
*Të gjitha aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet të plotë sipas ligjit Nr. 9887 vendosur nga Kuvendi i Shqipërisë për “Mbrojtjen e të Dhënave Personale”
Jeni të lutur të përcaktoni pozicionin e punës për të cilin aplikoni në email-in e dërguar.
 


Apply WhatsApp
Back
Top