• Tirane, ofrohet vend pune Inxhinjeri Elektrik per Ofertim Panele

Tirane
Tipi
  1. me orar te plote
Fusha | Profili i punes
  1. Inxh. Elektrike | Elektronike
Gjuha
  1. anglisht
Eksperienca
vetem me eksperience

Pozicioni : Inxhinier Elektrik në Ofertimin e Paneleve Elektrike

Departamenti : Shitje dhe Ofertim
Vendodhja : Tiranë
Përshkrimi i Punës :
ITE Group si partner i çertifikuar nga Schneider Electric për asemblimin e paneleve elektrike deri në 4000A, është në kërkim të një inxhinieri elektrik i aftë të lexojë skemat elektrike të paneleve të shpërndarjes dhe automatizimit dhe më pas konvertimin tyre në ofertë ekonomike duke u bazuar te produktet dhe materialet që kompania tregëton.

Detyrat dhe përgjegjësite :

  • Merr pjesë në ofertimin dhe projektimin e paneleve elektrike të shpërndarjes dhe automatizimit, sipas kërkesave që vijnë nga klientë të ndryshem dhe nga departamenti i shitjes.
  • Lexon projektin, vizatimet inxhinierike dhe skemat elektrike për të përcaktuar produktet dhe materialet që duhen përdorur në ndërtimin e ofertës ekonomike dhe produktit final.
  • Bashkëpunon ngushte me departamentin e shitjes në ofertimin e produktit final duke zbatuar rigorozisht deadline e përcaktuar nga kompania.
  • Ndjek me departamentin e asemblimit të paneleve që produkti final të jetë sipas skemave dhe normativave të përcaktuara nga projektuesi elektrik ose kërkesa e vetë klientit.
  • Ne periudha të caktuara viziton klientët dhe asiston teknikisht në vënien në punë të paisjeve ose produkteve pas shitjes. Suporton stafin teknik të klientit nëpërmjet telefonit ose vizitave në objekt.

Kerkesat & Kualifikimet :

  • Të zotërojë diplomë universitare, preferohet Inxhinieri Elektrike.
  • Të ketë përvojë pune mbi 2-vjet në projektim ose zbatimin e projekteve elektrike, avantazh përbën eksperienca në prodhimin e paneleve elektrike.
  • Aftësi kompjuterike si Microsoft Office, AutoCAD, avantazh përbën perdorimi i software “eXteem” dhe Microsoft Navision.
  • Njohuri të gjuhës Angleze.
  • Leje Drejtimi Kategoria B (opsionale)

Aftesi të tjera :

  • Të jetë përson i motivuar dhe ambicioz.
  • Të ketë sensin e tregtisë dhe të jetë i orientuar
  • Të ketë aftësi të larta negocimi.
  • Të jetë i aftë që të punojë nën presion.
  • Të dijë të marrë vendime dhe të jetë i përgjegjshëm.

Kandidatet e interesuar te dergojne Cv prane Departamentit te Burimeve Njerezore ne email: ehallvaxhiu@itegrup.al



Cel. : ehallvaxhiu@itegrup.al
 


Apply
Back
Top