• Tirane, ofrohet vend pune Inxhiniere Ndertimi

Tirane
Nr. Njesia - Zona me e afert?
7 Blloku Ambasadave | Inxh. Ndertimit
Tipi
  1. me orar te plote
Fusha | Profili i punes
  1. Inxhinieri
Gjuha
Eksperienca
vetem me eksperience
Kompania "GB THERMO COLOR"shpk është një kompani lider në tregun shqiptar e cila operon në fushën e shitjes së materialeve të ndërtimit me shumicë dhe pakicë dhe në atë të ndërtimit. Aktualisht kompania po zbaton disa projekte të rëndesishme në rang vendi.

Kompania kërkon të punësojë Inxhiniere Ndërtimi.

Detyrat:


  • Garanton ekzistencën dhe marrjen e të gjithë informacionit të nevojshëm për zbatimin e projektit sipas kontratave të sipërmarrjes.
  • Shqyrton dhe interpreton vizatimet dhe specifikimet e projektit për të siguruar ekzekutimin teknik të punës.
  • Bashkëpunon me Ekipin për përgatitjen e dokumentacionit Tekniko–Ligjor & Tekniko–Financiar të objektit deri në dorëzimin përfundimtar të tij.
  • Kryen një numër të madh të detyrave inxhinierike në terren që përfshijnë monitorimin, vlerësimin teknik të punës në progres dhe zgjidhjen e çështjeve të konstruksionit në terren.
  • Siguron që të gjitha punët brenda fushëveprimit të përgjegjësisë së tij, të instalohen në përputhje me standardet e cilësisë.
  • Siguron që personeli i grupit të caktuar të angazhohet në praktika të sigurta pune në përputhje me procedurat e sigurisës specifike të vendit dhe standardet e industrisë.
  • Mirëmban një regjistër të përditshëm për regjistrimin e fazave të ndërtimit, si dhe të dhëna inxhinierike për raportet e projektit.
  • Harton preventiva, situacione mujore, libreza masash, kohëshënues etj.
  • Ofron zgjidhje për problemet e inxhinierisë teknike dhe koordinon zbatimin e zgjidhjeve.

Kualifikimet


  • Diplomë në Fakultetin e Inxhinierisë së Ndërtimit.
  • Përvojë pune mbi 2 vjet si Inxhiniere Ndërtimi.
  • Të zoterojë mirë programin AUTOCAD, si dhe të ketë njohuri të Paketës Office.
  • Të ketë aftësi shumë të mira komunikuese, manaxheriale dhe organizuese.
  • Të ketë njohuri shumë të mira në leximin dhe zbatimin e projekteve.

Për aplikim dërgoni CV-në tuaj në adresën e email-it: info@gbthermo.al


Cel. : +355672069270; +355672069269
 


Apply WhatsApp
Back
Top