• Tirane, ofrohet vend pune Inxhinier Zbatues ne Ndertim

Kompania ALComm Solutions Shpk, lider ne tregun Shqiptar prej mese 15 vitesh në zgjidhjet Turnkey
Ndertim, Rikonstruksion si dhe zgjidhje teknologjike Sistemet e Automatizmit të Ndërtesave, Data Center, Network Lan/Wan, Sistemet e Sigurise së Integruar, Sistemet e Komunikimit VOIP, Smart Home, CCTV etj, kërkon të punësojë:

Inxhinier Zbatues ne Ndertim

Përshkrimi i Punës
Inxhinieri i Zbatimit ka si detyre funksionale organizimin dhe drejtimin e punimeve te ndertimit ne perputhje me projektin, preventivin, specifikimet teknike dhe standardet, grafikut te miratuar deri ne fazen e dorezimit te objektit.

Kërkesat e profilit



  • Shqyrton vlefshmerine e dokumentacionit tekniko-ligjor te objektit sipas nje liste te miratuar;
  • Shqyrton projektet e zbatimit, preventivin dhe specifikimet teknike te objektit qe do te ndertohet dhe ben verejtjet perkatese kur konstaton mangesi dhe parregullesi;
  • Zbaton plan organizimin e punimeve, harton planet ditore, javore dhe mujore dhe paraqet tek eproret për diskutim apo miratim;
  • Zbaton te gjithe metodologjine e ndertimit si dhe jep rekomandimet e nevojshme per opsionet me te mira Menaxherit per realizimin e grafikut te punimeve;
  • Mban pergjegjesi per zbatimin e punimeve ne perputhje me projektet e zbatimit, preventivin, specifikimet teknike dhe standardet;
  • Merr pjese ne te gjitha matjet qe kryhen per volumet dhe mban proces verbale perkatese;
  • Zbaton grafikun e punimeve ne perputhje me afatet e percaktuara ne kontratat e zbatimit te punimeve;
  • Ben ndjekjen dhe monitorimin e punes sipas nenkontraktoreve, grupeve te punes apo individeve qe punojne ne objekt;
  • Ploteson cdo dite ditarin e punimeve dhe Librin e kantjerit dhe ja paraqet eproreve kur i kerkohet;
  • Harton ne menyre te vazhdueshme librezen e masave per punimet qe kryhen;
  • Ploteson ne vazhdimesi dokumentacionin tekniko-ligjor gjate fazave te ndertimit deri ne perfundim te projektit;
  • Ndjek dhe mban pergjegjesi per normativat e harxhimit te materialeve qe vendosen ne veper;
  • Kerkon qe te gjitha materialet qe vijne ne objekt te jene te shoqeruara me certifikata origjine dhe cilesie konform specifikimeve teknike;
  • Merr pjese ne kryerjen e analizave dhe provave te materialeve ne laboratore dhe atyre qe behen ne kantjer;
  • Propozon zgjidhjen e problemeve teknike dhe i diskuton me eproret perkates ne kantier.

Kerkesa te tjera

Edukimi: Të ketë përfunduar fakultetin e inxhinierise ndertimit
Gjuhe te huaja: Anglisht ne nivel mesatar os eme mire
Njohuri kompjuterike: Microsoft Office, Project, Autocad.
Eksperienca e kerkuar :Mbi 3 vite eksperience.
Njohuri te tjera: Patente e klasit B
Te jete i gatshem te punoje dhe jashte Tirane ku kompania ndjek projektet e saj.
Kompania ofron trajnim dhe zhvillim të brendshëm professional, duke u integruar dhe përditesuar me të rejat teknologjike të kohës.

Orari i Punes: E Hene - E Premte. E Shtune - E Diele: Pushim
Kontrate Pune sipas Kodit te Punes ne Republiken e Shqiperise.
Pushime vjetore 4 Jave Kalendarike/Vit.
Pagese mbi mesataren e tregut dhe vleresim performance bazuar mbi arritjet Personale.
Mirëpresim aplikimet tuaja duke dërguar me email CV-në, ne formatin Europass ose tjeter ne adresen: hr@alcomm.al.
Adresa: Rr. Todi shkurti, Nr. 8/4, KP. 1004, Tirane

* Ju informojmë se vetëm kandidatët e përzgjedhur do të njoftohen për interviste.

TELEFON: +35544533533
 


Apply WhatsApp
Back
Top