• Tirane, ofrohet vend pune Inxhinier Zbatimi

Tirane
Tipi
  1. me orar te plote
Fusha | Profili i punes
  1. Inxh. Ndertimi
Gjuha
Eksperienca
vetem me eksperience

Kompania ALBSTAR kerkon te punesoje nje Inxhinier Ndertimi/Arkitekt(ne zbatim) per punimet Civile.

  • Të kryejë kontrollet ditore te proçeseve në vazhdim;
  • Të kontrolloje grafikun e punimeve në përputhje me afatet e përcaktuara në kontratat e zbatimit të punimeve;
  • Të mbikqyrë dhe të mbajë evidenca për të gjitha matjet që kryhen për volumet dhe proçes verbalet përkatëse midis palëve;
  • Të përgatisë progres raportet dhe t’i paraqesë përpara Menaxherit të Projektit në mënyrë periodike në varësi të kërkesave të projektit;
  • Të koordinojë, mbikqyrë dhe të mbajë përgjegjësi që të gjitha materialet të cilat vijnë në objekt të jenë sipas porosisë së kryer, në përputhje me specifikimet teknike, standartet dhe të shoqëruara me çertifikatat origjinale të cilësisë;
  • Të mbikqyrë dhe të mbajë përgjegjësi për saktësinë, cilësinë e përdorimit të materialeve që vendosen në vepër;
  • Të mbikqyrë kontrollin fizik ne objekt.
  • Raportim ditor për problematika dhe ecurinë e punimeve.
  • Të jetë pjesë e diskutimeve teknike në mënyrë aktive brenda kompanisë.

Kualifikimet
Edukimi: - Diplomë në Inxhinieri Ndërtimi
Eksperienca: - Eksperiencë pune 0-2 vite.
Aftësi të tjera:

  • Të ketë aftësi të mira, në ndjekjen dhe zbatimin e kontratave, në komunikim, etj;
  • Të ketë njohuri të mira të gjuhës Angleze;
  • Të ketë aftësi të përshtatet me teknologjinë dhe kërkesat e reja që dikton tregu i ndërtimeve;
  • Të jetë i azhornuar me çmimet e tregut për proçeset ndryshme të punimeve për ndërtime civile dhe industriale;
  • Të ketë aftësi për të sugjeruar zgjidhje dhe për të marrë vendime;
  • Të jetë i aftë të punojë në grup, në bashkëpunim me anëtarët e tjerë të stafit të shoqërisë;
  • Të njohë programet bazë në kompjuter, Microsoft Office, Microsoft Project, AutoCad 2D&3D, etj;

Të ketë leje drejtimi për automjet

Ju lutem te interesuarit te nisin CV-ne e tyre ne adresen hr@albstar.al
 


Apply
Back
Top