• Tirane, ofrohet vend pune Inxhinier Zbatimi

Tirane
Tipi
  1. me orar te plote
Fusha | Profili i punes
  1. Inxh. Ndertimi
Gjuha
  1. anglisht
Eksperienca
vetem me eksperience
Kompania "Coast To Coast shpk" është një kompani prestigjoze në tregun Shqiptar e cila operon në fushën e ndërtimit dhe kryesisht në ate të Hoteleri Turizmit.
Aktualisht kompania po zbaton disa projekte të rëndesishme në rrang vendi.

Detyrat
  • Planifikon dhe mundëson zbatimin e punimeve në objekt sipas projektit të miratuar;
  • Shqyrton projektet e zbatimit, preventivin dhe specifikimet teknike te objektit qe do të ndërtohet dhe bën verejtjet përkatese kur konstaton mangesi dhe parregullesi;
  • Koordinon punën për përgatitjen e dokumentacioneve tekniko-ligjore për objektet;
  • Mban përgjegjësi për zbatimin e punimeve në përputhje me projektet e zbatimit, preventivin, specifikimet teknike dhe standardet e vendosura;
  • Kontrollon dhe miraton situacionet përmbledhëse mujore;
  • Kontrollon dhe harton analizat teknike të çmimeve për zërat e punimeve të ndërtimit;
  • Kontrollon grafikun e punimeve për ecurinë normale të tyre;
  • Jep zgjidhje nga ana teknike për problemet gjatë punimeve;
  • Kontrollon analizat laboratorike në sasi dhe çmim të ardhur nga laboratory;
  • Dorëzon dokumentacionin teknik të kërkuar nga mbikëqyrësi i punimeve;
  • Formulon proçes-verbalet për punimet shtesë;
  • Përgjegjës për sigurimin teknik në kantier;
Kualifikimet
  • Të ketë eksperiencë në projekte Hotelerie;
  • Te ketë eksperiencë pune si Inxhinier Zbatues minimalisht 3 vjet në një firmë ndërtimi;
  • Të ketë aftësi organizative;
  • Të jetë i aftë të punojë në mënyrë të pavarur dhe në grup;
  • Njohës i programeve si Autocad, Revit;
  • Njohës i programeve bazë kompjuterike si paketa Microsoft Office;
  • Njohës shumë i mirë i gjuhës angleze.
Shënime

Të gjithë kandidatet e interesuar duhet të aplikojnë me CV-në e detajuar në Shqip me foto bashkëngjitur në hr@drymadesinn.al.

Vetëm Kandidatet e përzgjedhur do të njoftohen për interviste .
 


Apply
Back
Top