• Tirane, ofrohet vend pune Inxhinier servisi për pajisjet laborator

Tirane
Nr. Njesia - Zona me e afert?
5 Liqeni | Rr. Kosovareve | Petro Nini
Tipi
  1. me orar te plote
Fusha | Profili i punes
  1. Inxhinieri
Gjuha
  1. anglisht
Distributori farmaceutik Evita Sh.p.k, në kuadër të zgjerimit të strukturës së saj kërkon të punësojë:

INXHINIER SERVISI PËR PAJISJET LABORATORIKE

Detyrat kryesore dhe përgjegjësitë:


  • Instalon, mirëmban, riparon dhe jep mbështetje teknike për pajisjet biomjekësore;
  • Kryen testimet e nevojshme, siguron përputhshmërinë me parametrat, duke ndjekur udhëzimet e prodhuesit. Realizon kalibrimet periodike të pajisjeve sipas planit të paracaktuar;
  • Përshtat hardware ose software për përdorimin e tyre në pajisje të ndryshme biomjekësore;
  • Ka përgjegjësi për diagnostikimin dhe interpretimin e të dhënave bioelektrike duke përdorur teknika të përpunimit të sinjalit;
  • Marrja e informacioneve nga servis-manualet përkatëse sipas aparateve dhe realizimi i zgjidhjes së problemeve;
  • Ndjek riparimin në kohë për pajisjet të cilat janë në mirëmbajtje me palë të treta;
  • Kryen kontrollin/instalimin e pajisjeve të reja nësë janë brenda standardeve apo parametrave. Realizon përditësime software-ike të pajisjeve mjekësore.


Kriteret e nevojshme:


  • Diplomë në Inxhinieri, e preferueshme dega Mekatronikë;
  • E preferueshme: 2 vjet eksperiencë në këtë profil ose punë të ngjashme;
  • Njohje shumë të mirë të pajisjeve kompjuterike;
  • Njohje shumë e mirë e gjuhës Angleze;
  • Aftësi për të punuar në grup;


Të gjithë kandidatët e interesuar mund të aplikojnë duke dërguar CV në adresën e emailit: hr@evitaalbania.com


Afati i aplikimit: 30.09.2022

Kandidatët e përzgjedhur do të kontaktohen nga Burimet Njerëzore të Evita sh.p.k për të zhvilluar intervistë dhe testimet e nevojshme.

Të gjitha aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet të plotë sipas ligjit Nr. 9887 vendosur nga Kuvendi i Shqipërisë për "Mbrojtjen e të Dhënave Personale".
 


Apply
Back
Top