• Tirane, ofrohet vend pune Inxhinier Prokurimesh

Tirane
Tipi
  1. me orar te plote
Fusha | Profili i punes
  1. Inxhinieri
Gjuha
  1. italisht
Në emër të një prej klientëve tanë, një ndër kompanitë më të mëdha në vend në fushën e ndërtimit, jemi duke kërkuar për pozicionin si më poshtë:

INXHINIER PROKURIMESH

PËRSHKRIM I PËRGJITHSHËM

Inxhinieri i prokurimeve mbulon blerjen e mallrave dhe shërbimeve që nevojiten për aktivitetin e kompanisë. Ka njohuri shumë të mira dhe njeh deri në detaje pajisjet, materialet dhe sherbimet që nevojiten në fushën e ndërtimit dhe është i aftë të identifikoj dhe përzgjedh kompanitë që i tregtojnë.

PËRGJEGJËSITË KRYESORE:
  • Njëra prej përgjegjësive kryesore ështv të përzgjedh furnitoret e duhur për të kryer blerjet. Duhet të kryej një kërkim të hollsishem të tregut, të takohet me personat e shitjeve dhe të krahasoj produktet dhe cmimet që ofrohen;Menaxhimi i marrëdhënieve me furnitorët ekzistues dhe kërkimi I bashkëpuntorëve të rinjë;
  • Analizon dhe monitoron në mënyrë të vazhdueshme tregun në lidhje kompanitë e reja dhe produktet me inovative;
  • Përgatit kërkesën për ofertë në bazë të nevojave të prodhimit;
  • Përgatit analizën përmbledhëse të ofertave të marra;
  • Përgatit përmbledhësen krahasuese të ofertave të ardhura nga furnitorët për përzgjedhjen e kompanisë fituese;
  • Negocion me furnitoret afatet, termat dhe kushtet sa më të favorshme për kompaninë;
  • Përpilon kontratat për produktet dhe shërbimet e blera;I orientuar për të optimizuar prodhimin dhe ulur kostot e kompanisë;
KËRKESAT E PROFILIT:
  • Diplomë në Fakultetin e Inxhinierisë së Ndertimit;
  • Eksperiencë pune mbi 5 vjet nga të cilat të paktën 3 në prokurime;Aftësi shumë të mira organizative dhe komunikuese;
  • Të ketë aftësi shumë të mira negocimi;
  • Të jetë përdorues i avancuar i programeve kompiuterike;
  • Të ketë njohuri të mira të gjuhës Angleze dhe Italiane;
SHËNIM: Ky përshkrim pune nuk është gjithë përfshirës. Punëmarrësi mund të kryej edhe detyra të tjera për plotësimin e nevojave të kompanisë.
Jeni të interesuar për një sfidë të re në një kompani inovative? Atëherë ne ju mirëpresim! Të gjithë kandidatët e interesuar janë të lutur të dërgojnë aplikimin në linkun me poshte ose: e.stermasi@theheadhunter.com jo më vonë se data 22/11/2021.
https://theheadhunter.com/single-job/?id=236434
 


Apply
Back
Top