• Tirane, ofrohet vend pune Inxhinier ndertimi

[h=1]Përshkrimi[/h]AGIKONS Sh.p.k., një nga kompanitë lider në fushën e ndërtimit, e angazhuar për përsosmëri dhe cilësi të lartë,në kuadër të zvillimit të saj fton individë të kualifikuar të bashkohen në departamentit Teknik në pozicionin: Inxhinier/e Ndërtimi
Inxhinieri i Ndërtimit do të duhet të ofrojë suportin teknik gjatë të gjithë fazave të ndërtimit, në përputhje me projektin, preventivin dhe specifikimet teknike, për të ruajtur standardet dhe lehtesuar çertifikimin e punimeve deri në fazën e dorëzimit të objektit.


[h=1]Detyrat[/h]
  • Garanton ekzistencën dhe marrjen e të gjithë informacionit të nevojshëm për zbatimin e projektit sipas kontratave të sipërmarrjes.
  • Shqyrton dhe interpreton vizatimet dhe specifikimet e projektit për të siguruar ekzekutimin teknik të punës.
  • Bashkëpunon me Ekipin për përgatitjen e dokumentacionit Tekniko–Ligjor & Tekniko–Financiar të objektit deri në dorëzimin përfundimtar të tij.
  • Kryen një numër të madh të detyrave inxhinierike në terren që përfshijnë monitorimin, vlerësimin teknik të punës në progres dhe zgjidhjen e çështjeve të konstruksionit në terren.
  • Siguron që të gjitha punët brenda fushëveprimit të përgjegjësisë së tij, të instalohen në përputhje me standardet e cilësisë.
  • Kryen testime dhe inspektime të herë pas hershme brënda procedurave të miratuara.
  • Siguron që personeli i grupit të caktuar të angazhohet në praktika të sigurta pune në përputhje me procedurat e sigurisës specifike të vendit dhe standardet e industrisë.
  • Monitoron oraret e ndërtimit dhe ndihmon në vlerësimin e progresit.
  • Mirëmban një regjistër të përditshëm për regjistrimin e fazave të ndërtimit, si dhe të dhëna inxhinierike për raportet e projektit.
  • Harton preventiva, situacione mujore, libreza masash, kohëshënues etj.
  • Ofron zgjidhje për problemet e inxhinierisë teknike dhe koordinon zbatimin e zgjidhjeve.
  • Raporton tek Kryeinxhinieri.


[h=1]Kualifikimet[/h]

  • Diplomë në Fakultetin e Inxhinierisë së Ndërtimit.
  • Të ketë eksperiencë të mëparshme pune minimalisht 3 vite.
  • Të zotërojë mirë programin AUTOCAD, e si dhe të ketë njohuri të Paketës Office;
  • Të ketë aftësi shumë të mira komunikuese dhe manaxheriale;
  • Të ketë njohuri shumë të mira në leximin dhe zbatimin e projekteve.


[h=1]Shënime[/h]Aplikantët e interesuar mund të dërgojnë CV-të e tyre në adresen e Email-it: hr@agikons.com
Të gjitha aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet të plotë sipas ligjit Nr. 9887, date 10.03.2008 i ndryshuar, vendosur nga Kuvendi i Shqipërisë për "Mbrojtjen e të Dhënave Personale".
Departamenti i Burimeve Njerëzore
Agikons. Sh.P.K
E-mail: hr@agikons.com
Adresa: Blloku Rezidencial "Kodra e Diellit", Selite, Tirane

 


Apply WhatsApp
Back
Top