• Tirane, ofrohet vend pune Inxhinier Ndertimi

S & D Invest” është pjesë e Shoqërisë AGIKONS SH.P.K

“S & D Invest” është një nga kompanitë e mirënjohura në fushën e manaxhimit dhe administrimit të pronës së përbashkët. Themeluar që në vitin 2008 S&D Invest menaxhon rezidencat dhe resortet turistike duke zhvilluar ambjente funksionale, të sigurta, të pastërta, të gjelbërta etj, të cilat ndikojnë në cilësinë e jetëses në komunitet.

Kompania po kërkon për të punësojë Inxhinier Ndërtimi;

Pershkrimi I Pozicionit:
Inxhinier Ndertimi do të jetë përgjegjës për mirëmbajtjen e njësive të banimit, ambjenteve publike, ambjenteve në bashkëpronësi, strukturave dhe sistemeve të instaluara sipas rregullave dhe standardeve të kompanisë.


Detyrat;
  • Planifikon planin e punës së ekipit dhe supervizon zbatimin e tij.
  • Regjistron të dhënat e inspektimeve në librin e kontrolleve për të gjitha inspektimet e realizuara dhe raporton me raporte te Eprori.
  • Realizon ruajtjen e të dhënave elektronike dhe fizike sipas procedurave të kompanisë.
  • Inspekton njësitë e banimit dhe realizon riparimet e nevojshme.
  • Harton listat për furnizimin me materiale.
  • Realizon kontroll të inventareve sipas procedurave të kompanisë.
  • Monitoron dhe kontrollon sistemet mbrojtjes nga zjarri.
  • Kontrollon mirembajtjen e fasadave.
  • Inspekton strukturat mekanike & elektrike si edhe kaldajat, sistemet e ventilimit dhe pompave që të funksionojnë sipas parametrave të përcaktuara.
  • Përgatit rregulloren e Sigurimit Teknik, kontrollon zbatimin e saj.
  • Mirëmban dhe riparon ambjentet e brendshme të ndërtimit.
  • Miremban pajisjet elektroshtepiake të ambjentëve të dhëna me qera.
  • Inspekton dhe kujdeset për mbarëvajtjen e garazhdeve.
  • Përgatit raportet e aktiviteteve që zhvillon kompania për banoret e rezidencave. Inspekton mirembajtjen e kunetave dhe kanalizimeve.
  • Realizon vlerësimin e performancës për stafin në varësi dhe zhvillon trajnimin e tyre.
  • Në bazë të rezultatit të performancës jep vleresimet monetare për stafin apo masat disiplinore.
Kualifikimet;
  • Të ketë përfunduar arsimin e lartë në fakultetin e Inxhinierisë.
  • Të ketë eksperiencë pune të mëparshme si Menaxher në fushën e ndërtimit ose në atë të mirëmbajtjes.
  • Të zotrojë shumë mirë "Paketën Office''.
  • Të ketë njohuri mbi sistemet elektrike, hidraulike, mekanike,etj.
  • Të ketë njohuri mbi procedurat e inspektimit dhe sigurisë në vendin e punës.
  • Të ketë aftësi shumë të mira komunikuese me kolegët, stafin dhe klientët.
  • Të jetë i aftë të organizojë punën në menyrë individuale dhe në grup.


  • Ambient miqësor pune
  • Pagë deri ne 120.000
  • Mundesi rritje profesionale.
  • Mundesi promovimi brenda grupit.


Knadidatët e interesuar lutem të dërgojnë aplikimin e tyre në adresën e E-mailit: hr@sdinvest.al duke specifikuar në subjekt pozicionin e interesuar.
Departamenti i Burimeve Njerëzore
E-mail: hr@sdinvest.al
Adresa: Blloku Rezidencial "Kodra e Diellit", Selite, Tirane
 


Apply
Back
Top