• Tirane, ofrohet vend pune Inxhinier ndertimi

Tirane
Nr. Njesia - Zona me e afert?
7 Blloku Ambasadave | Inxh. Ndertimit
Tipi
  1. me orar te plote
Fusha | Profili i punes
  1. Inxh. Ndertimi
Gjuha
Eksperienca
vetem me eksperience
Tiranë më 30.09.2022​
MUNDËSI PUNËSIMI
INXHINIER NDËRTIMI

Jemi në kërkim të një Inxhinieri Ndërtimi të diplomuar për degën e shoqërisë tonë në Tiranë (Albania).
Kandidati do të jetë përgjegjës për përgatitjen e vizatimeve strukturore si dhe te asistojë në përgatitjen e relacioneve teknike, vlerësimeve tekniko-ekonomike të objekteve.
Kandidati duhet të plotësojë kushtet e mëposhtme:

  • Të ketë eksperiencë pune mbi 1 vit në përgatitjen e vizatimeve strukturor të veprave të infrastrukturës rrugore / apo edhe ndërtesave rezidenciale e industriale, veprave mbajtëse si mure, perde me pilota/palankola etj.
  • Të ketë njohuri të mira të:
    • programeve CAD për vizatim si AutoCAD apo të tjerë të ngjashëm
    • programeve të paketës MS Office sidomos Word dhe Excel;
  • Të ketë njohuri shumë të mira të gjuhës italiane dhe angleze (të folur dhe të shkruar);
  • Të ketë ndjenjë të fortë të përgjegjësisë profesionale, dhe seriozitet në punë;
  • Të ketë metodikë pune dhe aftësi për të përvetësuar në një kohë të shpejtë njohuri të reja;
  • Të ketë aftësi komunikuese dhe organizative të nevojshme për punën në grup;
  • Kandidati duhet të udhëhiqet nga motivimi dhe disponueshmëria për rritje profesionale;
  • Përparësi do të kenë kandidatët të cilët kanë njohuri të mira të:
    • kodeve europiane të projektimit strukturor (Eurocodes) apo atyre italiane NTC;
    • të paktën njërit prej programeve më të përdorura për llogaritje strukturore si SAP2000 etj.;
    • programeve BIM si Revit;
  • Disponueshmëri për të filluar punë sa më shpejt që të jetë e mundur.

Nëse ky rol përputhet me trajnimin dhe interesin tuaj, aplikoni në këtë mënyrë:
Dërgoni CV-në tuaj, diplomën dhe listën e notave në formatin pdf në adresën e mëposhtme të e-mailit: balcani@sgai.net duke përcaktuar në objekt këtë referencë te ofertës për punë: Inxhinier Ndërtimi për degën e Tiranës (Albania)
 


Apply WhatsApp
Back
Top