• Tirane, ofrohet vend pune Inxhinier i Cilesise

Tirane
Tipi
  1. me orar te plote
Fusha | Profili i punes
  1. Inxhinieri
Gjuha
  1. anglisht
Eksperienca
vetem me eksperience
attachment.php

Company Profile: SEWS CABIND është pjesë e Sumitomo Electric Industries Group, një prej kompanive industriale dhe financiare më të mëdha në botë.
Me seli në Collegno (TO) dhe pesë fabrika prodhimi mes Marokut dhe Polonisë, SEWS CABIND është një partner global në furnizimin e instalimeve elektrike dhe komponentëve për sektorin e automobilave.
Sews-Cabind vendosi të investojë në Shqipëri, duke pasur plane ambicioze zhvillimi për të ardhmen.

Pozicioni i punës:
Inxhinier i Cilësisë

Qëllimi i pozicionit të punës : Sigurimi i kërkesave të klientit të përmbushen në çdo fazë të procesit të prodhimit në bashkëpunim me departamentet e tjera të Kompanisë.
Rritja e aftësive dhe ndërgjegjësimit të punonjësve të Kompanisë përmes krijimit ekipor të zgjidhjeve të reja.

Detyrat kryesore
1. Zbatimi i detyrave në mbështetje të punës së departamentit (mbledhja / plotësimi i të dhënave cilësore dhe mjedisore, raporte, prezantime, tabela informuese)
2. Analizimi i të dhënave për problematikat e brendshme.
3. Validimi i procesit dhe produktit.

Përgjegjësitë
  • Planifikimi dhe mbikëqyrja e veprimeve për përmirësimin e cilësisë së proceseve/produkteve.
  • Mbajtja e të dhënave mbi kostot e mungesës së cilësisë, analiza fillestare e tyre.
  • Pjesëmarrje aktive në prezantimin e produkteve/modifikimeve të reja në Kompani.
  • Lëshimi i proceseve/produkteve të reja/të modifikuara për prodhim.
  • Kryerja e auditimeve të procesit/produktit; mbikëqyrja e aktiviteteve të auditimit.
  • Kontroll i vazhdueshëm i procesit të prodhimit nga cilësia.
  • Koordinimi i aktiviteteve brenda Kompanisë në lidhje me ankesat (sipas skemës logjike të procedurës në fuqi).
  • Delegimi i detyrave dhe autorizimeve: auditorit të cilësisë, vartësve nga ekipi i tij i projektit dhe punonjësve të tjerë të zyrës; verifikimi i punës së tyre.
  • Përgatitja e të dhënave/raporteve tek eprorët.
  • Trajnimi i stafit.
  • Aktivitete të tjera sipas nevojave aktuale të Departamentit të Cilësisë, miratuar në përputhje me standardet e kompanisë (ISO, OHSAS, rregulloret e brendshme)
  • Përfshirja në procesin e përmirësimit të vazhdueshëm të sistemit/mjedisit OHS dhe synimeve të miratuara të Politikave të Kompanisë

Kompetencat/njohuritë dhe aftësitë
1. Miratimi i produkteve për proceset e reja/të modifikuara të prodhimit.
2. Ndalimi / lëshimi i produktit të përfunduar për arsye cilësore.
3. Nxjerrja jashtë funksionit e pajisjeve matëse joefikase.
4. Përjashtimi i instrumenteve të procesit për arsye cilësore.
5. Përditësimi i bazave të të dhënave të jashtme dhe të brendshme për ankesat, regjistrimin e produktit dhe parametrat e tjerë të kërkuar nga klientët në bashkëpunim me Shërbimin e Klientit (në përputhje me procedurën aktuale).
6. Arsim i lartë në Inxhineri.
7. Njohuri në MS Office.

Njohuri të specializuara
1. Njohuri për produktet dhe kërkesat e klientëve në industrinë e automobilave.
2. Njohuri të shkëlqyera të standardit IATF 16949: 2016 dhe QMS në fuqi në kompaninë tonë.
3. Aftësi lidershipi.
4. Aftësi të shkëlqyera analitike dhe të menduarit të pavarur.
5. Aftësi për të punuar në grup.

Përvoja profesionale

1. Preferohet eksperience pune në kompani të ndryshme në Departamentin e Cilësisë, Teknik ose Prodhim.
2. Njohuri për proceset e prodhimit në Kompani.
3. Përvojë pune në pozicione vendimmarrëse.


Vendi i punës: Bathore Kamez
Lloji i kontratës: E përhershme

Kandidatët mund të dërgojnë CV-të e tyre në adresën e e-mail: rekrutime@sews-cabind.it ose në adresën e postës:
SEWS CABIND Shpk
Rruga Erzeni Bathore -Kamez
Per Departamentin e Burimeve Njerezore

*Të gjitha aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet të rreptë sipas ligjit nr.9887 të vendosur nga Kuvendi i Shqipërisë për “Mbrojtjen e të Dhënave Personale”.
 


Apply
Back
Top