• Tirane, ofrohet vend pune Inxhinier elektrik

Tirane
Nr. Njesia - Zona me e afert?
6 Kombinat | Vaqarr | Ndroq
Tipi
  1. me orar te plote
Fusha | Profili i punes
  1. Inxh. Elektrike | Elektronike
Gjuha
  1. anglisht
Eksperienca
vetem me eksperience
EuroElektra Sh.p.k prezente mbi 12 vjet në treg, është një ndër kompanitë kryesore në tregtimin e materialeve elektrike dhe energjisë së ripërtëritshme, duke ofruar zgjidhje me anë të projekteve të teknologjisë më të avancuar, në Shqipëri dhe rajon. Është e pranishme me zgjidhje inovative për sistemet e menaxhimit të energjisë si “energji djellore” dhe “karikuesit e veturave elektrike”. Ofron shërbime projektimi dhe promovon sisteme të avancuara për godina, tregtare, industriale dhe rezidencile. Gjithashtu ofron shitje me shumicë të materialeve elektrike.

Në kuadër të zgjerimit të aktivitetit të saj kërkon të punësojë “Inxhinier elektrik.

Kërkesat dhe kualifikimet:


  • Të ketë përfunduar arsimin e lartë në fakultetin e Inxhinieri Elektrike.
  • Të ketë eksperiencë pune ne profesion jo më pak se 1 vit. Pasja e eksperiences ose njohurive mbi energjinë e rinovueshme përbën avantazh.
  • Të njohë dhe të përdorë shumë mirë programet AutoCAD dhe Microsoft Office. Njohja dhe përdorimi i programeve të tjera inxhinierike përbën avantazh.
  • Të njohë sistemet instalatore ose të ketë eksperiencë të meparshme në projektim / zbatim, në fushat e transmetimit të energjie, konstruksioneve mekanike, sistemeve elektrike, furnizimit me energji, sistemeve fotovoltaike, etj.
  • Të jetë i aftë të përballojë ngarkesat e punës në projektim dhe supervizim. Përbën avantazh pasja e rezultateve të larta në universitet në lëndët teknike dhe grafikën inxhinierike, si dhe eksperienca në studio projektimi.
  • Të njohë gjuhën angleze në nivel profesional. Njohja e gjuhëve të tjera përbën avantazh.
  • Të ketë leje drejtimi automjeti të kategorise B
  • Të ketë aftësi shumë të mira komunikuese, organizative dhe zgjidhjes fleksibel të problematikave te ndryshme gjate procesit të punës.

Detyrat dhe përgjegjësitë :


  • Të realizoje projektet për impiantet fotovoltaike si dhe te ndjekë zbatimin zbatimin e tyre.
  • Të hartoje dhe plotësoje dokumentacionin shoqerues të projektit dhe listen e materialeve që do përdoren.
  • Të asistoje menaxherin e projekteve dhe përgjegjësit e grupeve në zgjidhjen e problematikave gjatë zbatimit të projektit.
  • Të ndjekë procedurat e trajnimit, kualifikimit dhe zbatimit të rregullave të sigurimit teknik në punë.
  • Të hartojë bazën e dokumentave nga fillimi, deri në dorëzimin përfundimtar të objekteve.
  • Detyra të tjera të dhëna nga punëdhënësi.

Ofrojmë:

  • Mjedis pune dinamik, miqësor dhe bashkëpunues.
  • Kualifikim profesional në menyrë të vazhdueshme me kompani të huaja prestigjoze në sektor .
  • Mundësi rritje personale dhe profesionale brënda kompanisë.
  • Pagesa konkurrese në tregun e punës.

Të interesuarit mund të dërgojnë aplikimet e tyre në adresën e-mail: hr@euroelektra.al
ose kontaktojnë në numrin e telefonit: 0672071043.

Ju mirëpresim!

EuroElektra sh.p.k
Rruga Prush, 1041, Vaqarr, Tiranë

Tel: +355 42 476 501
e-mail: info@euroelektra.al
Web: http://euroelektra.al
Linkedin: https://www.linkedin.com/company/euroelektra/
FB: https://www.facebook.com/EuroElektraAl/



Cel. : 0672071043
 


Apply WhatsApp
Back
Top