• Tirane, ofrohet vend pune Inxhinier Elektrik

Tirane
Nr. Njesia - Zona me e afert?
1 Ali Demi | Tregu Elektrik
Tipi
  1. me orar te plote
Fusha | Profili i punes
  1. Inxh. Elektrike | Elektronike
Gjuha
Eksperienca
me dhe pa eksperience
Kontakt shpk eshte nje kompani ndertimi qe operon ne tregun shqiptar qe prej vitit 1999.
Portofoli kryesor i veprimtarise se Kontakt shpk konsiston ne ndertimin e objekteve rezidenciale dhe komplekse banimi kryesisht ne qytetin e Tiranes.

Pozicioni I Punes: Inxhinier Elektrike

Departamenti: Inxhinierik

Pershkrimi I Pozicionit: Inxhinieri Elektrik merret me realizimin e projekteve elektrike dhe supervizimin e tyre ne objekt.

Detyrat dhe Pergjegjesi:

1. Ndjek ecurine e punimeve elektrike ne faza, qe nga projekt-ideja, zbatim dhe kolaudim perfundimtar
2. Planifikon, organizon dhe mbikqyre punen e nenkotraktoreve elektrik per t’u siguruar se te gjitha punimet po kryhen sipas parametrave te percaktuara në projekt
3. Pergatit dhe koordinon gjithe dokumentacionin e duhur tekniko–ligjor per marrjen e lejeve perkatese ne institucionet vendase
4. Rishikon dhe harton koston e instalimeve elektrike duke pergatitur preventivin total
5. Identifikon tregun e materialeve dhe te instalatoreve elektrike vendas ose të huaj dhe kordinon me departamentet e tjera per menyren e përzgjedhjes
6. Kordinon punen midis grupeve të ndryshme instalatore
7. Pergatit dhe monitoron grafikun e zbatimit të punimeve elektrike ne perputhje me grafikun e pergjithshem të projektit
8. Harton dhe kontrollon situacionet mujore
9. Harton dhe mbikqyre mirembajtjen periodike të sistemit të instalimeve elektrike gjatë fazes te shfrytezimit

Detyra te tjera qe nuk jane permendur specifikisht me siper, dhe qe jane ne funksion te permbushjes se detyrave nga ana e tij.

Kriteret:

1. Te kete perfunduar masterin ne Inxhinieri Elektrike
2. Te kete mesatare mbi 8.
3. Te kete eksperience pune ne pozicionin qe kerkohet jo me pak se 3 vjet.
4. Te kete aftesi organizative.
5. Te jete i afte te punoje ne menyre te pavarur dhe ne grup.
6. Njohes i programeve si Autocad, Revit.
7. Njohjes i programeve baze kompjuterike te paketes Microsoft Office.
8. Te kete njohuri mbi dokumentacionin ligjor dhe teknik per furnizimin me energji elektrike te objekteve.

Kandidatët e interesuar mund të aplikojnë në adresën e email it: amela.dulla@kontakt.al
Afati i aplikimeve: 20.04.2022
 


Apply
Back
Top