• Tirane, ofrohet vend pune Graphic Designer

Tirane
Nr. Njesia - Zona me e afert?
6 Pallati me Shigjeta | Delijorgji
Tipi
  1. me orar te plote
Fusha | Profili i punes
  1. Dizajn / Webdizajn / Grafik
Gjuha
  1. anglisht
Kompania Vanto është një kompani shqiptare, e cila operon në fushën e elektroshtëpiakeve dhe është distributor zyrtar në vend i brandeve Smeg, Dyson, Asko, Ilve, Siemens, Liebherr, Falmec dhe Laurastar.

Vanto kërkon të punësojë Graphic Designer, me kohë të pjesshme.


Jemi në kërkim personave te talentuar, me imagjinatë, iniciativë dhe entuziazëm. Kjo është mundësi e shkëlqyer për t'ju bashkuar stafit tonë krijues dhe pozitiv.

Pozicioni i kërkuar përfshin njohuri shumë të mira në programet grafike Adobe Suite CS5 (Photoshop, Illustrator, InDesign, Corel Draw si dhe paketën Office).



Kërkohet që Aplikanti:


  • Të konceptojë dhe zhvillojë materiale grafike digjitale dhe print si: blloqe, kartëvizita, QR code dinamike, kartolina, katalogë e materiale të tjera të lidhura me brandin e shoqërisë, projektet/shërbimet, si edhe fushata specifike, për kanale të ndryshme komunikimi Outdoor dhe Indoor.
  • Të mendojë në mënyrë kreative për të krijuar koncepte të reja.
  • Të adaptohet me ndryshimet/të rejat që bëhen në guidelinet e kompanisë dhe të përmirësojë e standardizojë ato në të gjitha formatet e komunikimit.
  • Të punojë në grup për projekte të ndryshime si website, prezantime, evente, etj.
  • Të përditësojë website-t e shoqërisë, dhe të koordinojë proceset lidhur me rishikimin vizual/grafik të tyre.
  • Të ketë njohuri të gjuhës angleze
Ky pozicion pune bashkëpunon ngushtë me Departamentin e Shitjes, për fushatat e paracaktuara vjetore dhe raporton tek Drejtuesi i Departamentit të Marketingut duke punuar ngushtësisht me të.
Preferohet të jetë i/e diplomuar në drejtimin Komunikim Vizual apo Dizajn Grafik.
Njohuri të programeve After Effects dhe Premiere Pro konsiderohen avantazh.
Ofrohet:
• Pagesë e kënaqshme.
• Vizibilitet ndërkombëtar i punës krijuese dhe jo vetëm.
• Rritje e vazhdueshme profesionale falë dinamikës dhe filozofisë së punës në Vanto.
• Kushte fizike pune shumë të mira.


Të interesuarit janë të ftuar të dergojnë rezymenë e tyre dhe portofol punësh përfaqësuese në adresën e emailit info@vanto.al jo më vonë se data 23 dhjetor 2022.



Cel. : 0676000058
 


Apply WhatsApp
Back
Top