• Tirane, ofrohet vend pune Financiere/Ekonomiste

Tirane
Nr. Njesia - Zona me e afert?
11 QTU | Kashar | Casa Italia
Tipi
  1. me orar te plote
Fusha | Profili i punes
  1. Ekonomist-Financier/e
Gjuha
  1. anglisht
Eksperienca
vetem me eksperience
Shoqëria MERASTAR Sha.

e cila ushtron aktivitetin e saj në Tiranë që prej vitit 2003 në import/eksport dhe shitjen me shumicë e pakicë të aksesorëve dhe pjesëve të këmbimit për makina
kërkon Financiere/Ekonomiste.

Detyrat

  • Të mbikqyri dhe të mbajë nën kontroll tërësinë e sistemit financiar/kontabël të shoqërisë;
  • Të krijojë dhe të mbajë nën kontroll procedurat e hedhjes së të dhënave në programin kontabël (Financa 5)
  • Analizon dhe sugjeron rekomandime për të rritur në mënyrë strategjike performancën financiare;
  • Të mbikqyri në vazhdimësi dhe me përpikmëri proceset financiare, të kryejë analiza/kontrolle të rregullta të faturimeve & pagesave të klientëve duke evidentuar klientët me probleme në likuidime; të mbajë raportet me klient-furnitor për çështjet financiare;
  • Harton dhe përpilon analiza të sakta të buxheteve, trendet financiare dhe parashikimet;
  • Krijon dhe ruan marrëdhënie të forta me drejtuesit e lartë në mënyrë që të identifikojë nevojat e tyre;
  • Të sigurojë që dokumentacioni të arkivohet në mënyrë korrekte me të gjitha të dhënat e nevojshme për të maksimizuar eficiencën e departamentit të financës (dosje përkatëse të klient/furnitorëve, arkës/bankës, të punonjësve dhe listpagesave, të aseteve etj);
  • Të sigurojë që dokumentacioni të arkivohet në mënyrë korrekte dhe që kontrollet e brendshme të jenë efektive dhe të sigurojë përputhshmërinë me organet shtetërore dhe lokale, ligjeve të aplikueshme, rregullatorët dhe rregullat për raportimin financiar dhe taksave.



Kualifikimet

  • Të ketë mbaruar arsimin e lartë në Fakultetin Ekonomik, dega Financë/Ekonomik;
  • Të ketë njohuri shumë mira të kontabilitetit dhe të Financa 5;
  • Të ketë njohuri shumë të mira të legjislacionit fiskal;
  • Të ketë njohuri shumë të mira të planifikimit dhe zhvillimit të problemeve ekonomiko- financiare;
  • Të ketë eksperiencë pune mbi 5 vjet;
  • Të ketë njohuri të gjuhës angleze.


Shënime
Për të aplikuar në këtë pozicion pune, dërgo CV-në tek kompania në adresën e-mailit: info@automerastar.al

Të gjithë kantidatët e interesuar duhet të aplikojnë me CV -në e detajuar në shqip me foto bashkangjitur në adresën e sipërshënuar.
Vetëm kantidatët e përzgjedhur do të njoftohen për intervistë në selinë e shoqërisë: Rr. Pavarësia Nr.14, Kashar-Tiranë (pas Casa Italia).
 


Apply
Back
Top