• Tirane, ofrohet vend pune Financier/e

Tirane
Tipi
  1. me orar te plote
Fusha | Profili i punes
  1. Finance-Specialist | Banke / Sigurime
Gjuha
Eksperienca
vetem me eksperience
Mane Development, pjesë e Grupit BALFIN, është një nga kompanitë kryesore investuese në zhvillimin e projekteve në Shqipëri dhe rajonin e Ballkanit.
Historia jonë e suksesit përfshin zhvillimin e disa prej projekteve më të mëdha në Shqipëri dhe ripërcaktimin e zhvillimit të luksit në të gjithë vendin dhe rajonin. Portofoli ynë përfshin projekte prestigjioze rezidenciale, turistike, industriale dhe komerciale, si Green Coast Resort & Residences, Vala Mar Residences, Rolling Hills Luxury Residences, etj. Mane Development ka vendosur standardet e tregut duke përmirësuar ndjeshëm stilin e jetës në komunitet.

Balkan Finance Investment Group, BALFIN Group, është një nga grupet investuese më të rëndësishme dhe më të suksesshme në rajonin e Ballkanit Perëndimor. Gjeografikisht Grupi BALFIN është i pranishëm në Austri, Shqipëri, Kosovë, Bosnjë dhe Hercegovinë, Maqedoninë e Veriut, Mal të Zi, Zvicër, Holandë dhe Kroaci me afërsisht 5,200 punonjës në total. Aktivitetet e Grupit BALFIN përfshijnë zhvillimin dhe menaxhimin e pasurive të patundshme, shitjet me shumicë dhe pakicë, sistemin bankar, menaxhimin e aseteve, mediat dhe logjistikën. Grupi BALFIN po rritet në mënyrë të qëndrueshme dhe kontribuon në përmirësimin e jetesës së komuniteteve përmes zhvillimit ekonomik, prezantimit të ideve të reja, punësimit dhe investimeve sociale.

Pozicioni: Financiere
Departamenti: Financë
Vendndodhja: Tiranë

Përmbledhja e Pozicionit: Ndjek marrëdhënien me bankat dhe kontabilizimet mujore. Kontrollon dhe kontabilizon faturat e blerjes dhe të shitjes në përputhje me legjislacionin fiskal në fuqi dhe procedurat e shoqërisë. Ndjek marrëdhënien me bankat ( kredia, pagesat, si edhe plotësimin e setit të dokumentave shoqërues sipas procedurave). Ndjek raportin e kontratave dhe arkëtimeve të klientëve. Kontrollon në mënyrë të detajuar shpenzimet dhe të ardhurat mujore të realizuara të projektit përkatës që ka në ndjekje.

Detyrat dhe Përgjegjësitë Kryesore:
· Kontabilizon faturat e blerjes dhe shitjes në përputhje me legjislacionin fiskal në fuqi dhe procedurat e shoqërisë;
· Përgatit librat e blerjes dhe të shitjes;
· Ndjek kontabilizimet mujore;
· Përgatit raportin e fitim humbjes sipas projektit;
· Ndjek raportin e kleringut;
· Rakordon dhe kontrollon llogaritë e arkëtueshme dhe të pagueshme në mënyrë periodike;
· Ndjek raportin e kontratave dhe arkëtimeve të klientëve (kontratë/arkëtim);
· Asiston në përgatitjen e transaksioneve të shoqërisë në mënyrë periodike;
· Kryen pagesa me bankë/arkë & plotëson dosjen e bankës, gjithashtu kryen dhe kontabilizimin e tyre;
· Ndjek marrëdhëniet e kredisë për financimin e investimit të projektit;
· Raporti i kredisë dhe qiramarrjes, si dhe kontabilizimi afatgjate dhe afatshkurter;
· Kontrollon në mënyrë të detajuar shpenzimet dhe të ardhurat mujore të realizuara të projektit përkatës që ka në ndjekje, si dhe raportet mujore të projektit;
· Çdo detyrë tjetër që i caktohet.

Edukimi: Të zotërojë diplomë universiteti, profili Financë/Kontabilitet


Kualifikime të Tjera:
· Të ketë minimumi 1-2 vjet eksperiencë në profesion;
· Të ketë njohuri të Standardeve të reja të Kontabilitetit;
· Të jetë i aftë të punojë pa/ose me pak supervizim;
· Të ketë iniciativë si dhe të jetë komunikues;
· Të jetë i orientuar për të ndjekur problemet dhe për të arritur zgjidhjen përfundimtare;
· Të ketë njohuri të mira të programit Financa 5;
· E preferueshme njohja e gjuhës angleze;
· Eksperiencë e mëparshme pune në kompani ndërtimi/investimi është favorizuese.

Mënyra e Aplikimit:
Të gjithë të interesuarit mund të aplikojnë duke dërguar CV-në e tyre dhe letrën e motivimit në linkun: https://manedevelopment.zohorecruit.com/jobs/Careers/705972000001587017/Financier?source=CareerSite

Afati i aplikimit: 18/12/2023

Pas shqyrtimit do të kontaktohen vetëm kandidatët e përzgjedhur.

*Të gjitha aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet të plotë sipas ligjit Nr. 9887 vendosur nga Kuvendi i Shqipërisë për “Mbrojtjen e të Dhënave Personale”.
 


Apply WhatsApp
Back
Top