• Tirane, ofrohet vend pune Finance/Kontabel

Tirane
Nr. Njesia - Zona me e afert?
5 Vasil Shanto | Blloku Vilave Selite
Tipi
  1. me orar te plote
Fusha | Profili i punes
  1. Ekonomist-Financier/e
Gjuha
  1. anglisht
Eksperienca
vetem me eksperience
Titulli:Shef/e Finance
Departamenti:Financës

Elektromagjia Lider në Shqipëri në tregun e Elektroshtëpijakeve po kërkon për punonjës/e në pozicionin Shef/e Finance.
Funksioni kryesor:
Përgjegjëse për statusin financiar duke zhvilluar dhe zbatuar sisteme për mbledhjen, analizimin, verifikimin dhe raportimin e informacionit financiar.

Detyrat dhe Përgjegjesitë:

  • Përgjegjës për të gjitha aspektet e menaxhimit të parasë, duke përfshirë: faturat e shitjes dhe blerjes, kontrollon depozitat dhe pagesat bankare, kontrollon faturat shitje-blerje, deklarat doganore, arka, banka etj,
  • Kontrollon me kujdes të ardhurat & shpenzimet, faturat, raportet e ndryshme financiare,
  • Sigurohet që sistemi financiar funksionin tërësisht siç duhet si nga pikëpamja e mbledhjes së informacionit financiar ashtu edhe për sa i përket proceseve të përpunimit dhe gjenerimit të raporteve dhe analizave të sakta,
  • Kontrollon llogarite e arketueshme dhe pagueshme,
  • Pergjegjes per arkivimin e dokumentacionit,
  • Përgjegjës per Përgatitjen e listëpagesave,
  • Përgjegjës për të përfaqësuar kompaninë përpara institucioneve shtetërore kur është e nevojshme si edhe përgjigjet në rastet e kontrolleve,
  • Sigurohet për mbarëvajtjen e punës në Financë duke caktuar edhe metodat dhe procedurat për të arritur këto qëllime,
  • Realizon rakordimet mujore te librave te blerjes/shitjes me zyren kontabel,
  • Zbaton planin strategjik fiskal te biznesit,
  • Analizon likujditetin (Cash Flow), kontrollin kostot dhe shpenzimet me qellim qe te ofroj informacionin e duhur tek drejtuesi I kompanise,
  • Cdo detyre tjeter qe i pershtatet pozicionit te punes.

Kandidati duhet të plotësoj kriteret e mëposhtme:

  • Diplomuar ne Fakultetin Ekonomik, Dega Finance/Kontabilitet.
  • Te kete mbi 5 vjet eksperiencë të mëparshme ne biznes/kontabilitet,
  • Kualifikimet e tjera përbëjnë avantazh.
  • Të njohë programet financiare Financa 5, preferohet te kete njohuri edhe per Microsoft Dynamics Navision,
  • Te kete njohuri mbi legjislacionin fiskal,
  • Te zoteroje mire gjuhen Angleze. Te kete aftesi te mira komunikuese,
  • Te kete aftesi te mira analitike, organizuese dhe ndervepruese me te tjeret,
  • Aftësi të shkëlqyera komunikimi,
  • Të jetë i/e përgjegjshëm dhe i/e kujdesshëm ndaj detajeve,
  • Ambicioz/e, i/e besueshëm dhe i/e aftë për të ndërmarrë iniciativa,
  • Aftësi për të punuar individualisht si dhe në grup,
  • Aftësi për të trajnuar punonjësit e rinj rreth punës aktuale.


Të gjithë të interesuarit janë të lutur të dërgojne CV-te në adresën [B]hr@elektromagjia.com[/B].
Ju informojmë se vetëm kandidatët e përzgjedhur referuar informacionit nga dosja e aplikimit do të njoftohen për intervistë.
Të gjithë aplikimt do të trajtohen me konfidencialitet në bazë të ligjit nr.9887, datë 10.03.2008,ndryshuar me ligjin nr,48/2012, ndryshuar me ligjin nr.120/2014 “Për mbrojtjen e të dhënave personale”.

clip_image002.png


Cel. : hr@elektromagjia.com
 


Apply
Back
Top