• Tirane, ofrohet vend pune ekspert edukimi per projekt

Tirane
Tipi
  1. me orar te plote
Fusha | Profili i punes
  1. Mesimdhenie | Pedagogji
Gjuha
Eksperienca
vetem me eksperience
Shoqata SOS Fshatrat e Fëmijëve Shqipëri është një organizatë sociale, jo-politike dhe jo fetare, që ofron kujdes afatgjatë me bazë familjare për fëmijët, të cilët kanë humbur prindërit, apo që për arsye të ndryshme nuk mund të jetojnë me prindërit e tyre. SOS Fshatrat e Fëmijëve mbështet gjithashtu fëmijët dhe familjet në nevojë përmes projekteve, që synojnë zhvillimin e kapaciteteve të këtyre familjeve.


Shoqata SOS Fshatrat e Fëmijëve Shqipëri shpall konkurimin për pozicionin e lirë (me kohë të pjesshme 32 ore ne muaj):
EKSPERT EDUKIMI NË PROJEKTIN ‘ MBESHTETJE PER REFORMAT E MBROJTJES SOCIALE, LOKACIONI KORCE

SOS Fshatrat e Femjeve Shqiperi po implementon ne Bashkine Korçë projektin ‘Mbeshtetje per Reformat e Mbrojtjes Sociale’. Ne kuader te shërbimeve mbeshtetese per fëmijet jemi të interesuar të kontraktojmë një ekspert edukimi për mbështetje Pas Shkollore. Eksperti siguron mbështetje individuale dhe në grup bazuar te plani i nevojave te identifikuara per femijet me veshtiresi ne ecurine akademike ne Bashkine Korce, duke vlerësuar dhe ndërhyrë nëpërmjet teknikave bashkëkohore të shërbimit të mesimdhenies dhe mesimnxenies.

Detyrat Kryesore:

  1. Te mbeshtese femijet e grupmoshes 5-15 vjec ne edukimin e tyre vecanerisht femijet e grupmoshes 11-15 vjec ne lenden Matematike, Fizike etj duke shpjeguar konceptet e veshtira mesimet e tyre ne perditshmeri.
  2. Te identifikoje, vleresoje dhe mbeshtese duke hartuar nje program individual per femije bazuar ne nevojat e femijeve ne perditshmeri.
  3. Te organizoje aktivitete sociale, argetuese per femijet e grupmoshes 5-15 vjec ne qendren e SHMFF ne Korce.
  4. Të jetë pjesë e grupit vlerësues të fëmijës që do të mbështetet me shërbim ne Korce.
  5. Të përdorë metoda bashkëkohore pune për të krijuar një klime sa më tërheqëse në shërbimin e ofruar në mënyrë individuale ose në grup.
  6. Merr pjesë në planin e zhvillimit të fëmijës/familjes për fëmijët që ndiqen nga pikëpamja edukimit dhe mbështet bashkëpunëtoret e zhvillimit të fëmijës (punonjësit socialë, psikologun, prindi).
  7. Të monitorojë dhe te vlerësojë progresin e fëmijës.

Profili për pozicionin Mesues After School

  • Diplomë Universitare per arminim e mesem te ulet, me profil Matematike-Fizike
  • I/E gatshme dhe i/e disponueshme per te ndihmuar femijet ne lendet e tjera sipas nevojave te tyre
  • Eksperiencë në punë me fëmijët dhe të rinjtë në identifikimin dhe përmbushjen e nevojave
  • Të zotërojë teknikat mesimdhenies dhe mesimnxenies me femije dhe te rinj
  • Aftësi për të punuar në mënyrë të pavarur dhe për të punuar në grup
  • Aftësi shumë të mira komunikuese
  • Aftesi per ruajtjen e konfidencialitetit të rasteve që punon
  • Orari nga e hena ne te premte gjithsej 32 ore ne muaj
  • Te kete eksperience ne organizim aktivitetesh per femije dhe te rinj
Paraqitja e dokumentave
Personat e interesuar janë të ftuar të paraqesin brenda datës 25.11.2023 në adresën hr@soskd.org.al një Curriculum Vitae dhe një letër interesi.
Vetëm aplikantët e përzgjedhur do të kontaktohen për intervistë.
 


Apply
Back
Top