• Tirane, ofrohet vend pune ekonomiste

Tirane
Nr. Njesia - Zona me e afert?
5 Komuna Parisit | Kristal Center
Tipi
  1. me orar te plote
Fusha | Profili i punes
  1. Ekonomist-Financier/e
Gjuha
  1. anglisht
Përshkrimi

Smart Home Albania është kompania e parë në Shqipëri me fokus sistemet Smart Home.
Kompania ofron sistemet më inovative me fokus rritjen e komfortit, uljen e faturës së energjisë elektrike dhe njëkohësisht rritjen e sigurisë.
Smart Home Albania është realiteti me ofertën që garanton raportin cilësi-çmim më të mirë në treg.
Smart Home Albania është
distributor zyrtar ekskluziv për gjithë Ballkanin i gjigandit prodhues amerikan TIS Texas Intelligent Systems.
Aktualisht kompania vepron direkt apo nepermjet rishitesave ne Shqiperi, Kosove,Mal i Zi,Serbi,Greqi,Kroaci.
Nëpërmjet TIS, Smart Home Albania ofron sisteme automatizimi për shtëpi,vila, zyra, hotele të ndërtuar e funksionalë.
Kompania është në kërkim të një ekonomiste (femër) me kohë të plotë.

Detyrat


  • Regjistrim sistematik të faturave vendase, importit si edhe kontabilizimi i saktë i tyre.
  • Realizim i faturave të shitjes
  • Mbajtja e veprimeve të arkës dhe bankës.
  • Mbajtja e regjistrimi i inventarit të mallit dhe të aseteve të kompanisë
  • Mbajtja e marredhenieve dhe rakordimi me klientet nëpërmjet agjentëve që ndjekin secilin klient,
  • Hartimi i raportit të debitorëve. Hartimi i raporteve të ndryshme shitje dhe blerje, krahasimi i ecurisë së produkteve në periudha te ndryshme.
  • Menaxhon përpunimin e të ardhurave, shpenzimeve, dokumenteve të kontrollit, buxhetet e departamenteve, etj.
  • Kontroll te llogarive, kostove, shpenzimeve etj
  • Detyra të tjera të ngarkuara nga eprori përkatës
Kualifikimet

  • Të ketë mbaruar arsimin e lartë në profilin e kerkuar
  • Të ketë njohuri të mira në programin financiar Financa 5
  • Të ketë eksperiencë punë të mëparshme min 3vjecare ne kompani tregtare.
  • Eksperienca ne kompani importuese perben avantazh.
  • Të ketë aftesi të mira komunikuese.
  • Të dijë të pershtatet me detyrat qe i cakton kompania.
  • Njohuri të gjuhës angleze.
Shënime

Ofrohen:

  • Kushte shumë të mira pune
  • Ambient inovativ
  • Pagë bazë e kënaqshme
  • Mundësi për bonuse mbi performancën
Të interesuarat të dërgojnë CV me subjekt pozicionin që po aplikojnë në adresën e emailit: lejdi@smarthome.al
 


Apply
Back
Top