• Tirane, ofrohet vend pune Drejtues Projektesh

Tirane
Nr. Njesia - Zona me e afert?
6 Kombinat | Vaqarr | Ndroq
Tipi
  1. me orar te plote
Fusha | Profili i punes
  1. Inxhinieri
Gjuha
Eksperienca
vetem me eksperience
EuroElektra Sh.p.k. prezente mbi 12 vjet në treg, është një ndër kompanitë kryesore në tregtimin e materialeve elektrike dhe energjisë së ripërtëritshme, duke ofruar zgjidhje me anë të projekteve të teknologjisë më të avancuar, në Shqipëri dhe rajon. Është e pranishme me zgjidhje inovative për sistemet e menaxhimit të energjisë si “energji djellore” dhe “karikuesit e veturave elektrike”. Ofron shërbime projektimi dhe promovon sisteme të avancuara për godina, tregtare, industriale dhe rezidencile. Gjithashtu ofron shitje me shumicë të materialeve elektrike.

Në kuadër të zgjerimit të aktivitetit të saj kërkon të punësojë “Inxhinier Drejtues Projektesh”.

Kërkesat dhe kualifikimet:

  • Të ketë përfunduar arsimin e lartë për Inxhinieri Elektrike, Ndërtimi, Mekanike,
  • Të ketë eksperiencë pune jo më pak se 3 vjet. Pasja e eksperiences ose njohurive mbi energjinë e rinovueshme përbën avantazh.
  • Të ketë drejtuar projekte nga fillimi deri në fund.
  • Të njohë dhe të përdorë shumë mirë programet AutoCAD dhe Microsoft Office. Njohja dhe përdorimi i programeve të tjera inxhinierike përbën avantazh.
  • Të jetë i aftë të përballojë ngarkesat e punës në drejtimin e projekteve.
  • Të njohë shumë mirë gjuhën angleze. Njohja e gjuhëve të tjera përbën avantazh.
  • Të ketë leje drejtimi automjeti të kategorise B
  • Të ketë aftësi shumë të mira komunikuese, organizative dhe zgjidhjes fleksibel të problematikave te ndryshme gjate procesit të punës.

Detyrat dhe përgjegjësitë :

  • Ndjek të gjitha projektet e shoqërisë nga fillimi deri në përfundimin etyre.
  • Sigurohet që dokumentacioni i duhur, teknik dhe administrativ, të përgatitet dhe plotësohet brenda afateve.
  • Ndjek mardhëniet me klientet, negocimin e kontratave dhe përpilimin e tyre.
  • Drejton grupin e inxhiniereve dhe teknikëve për të maksimizuar eficencen e zbatimit të projekteve.
  • I jep zgjidhje problematikave të ndryshme që mund të shfaqen gjatë projektit.
  • Të kryejë procedurat e kontrollit dhe raportimit ditor mbi ecurne e punës.
  • Të kryejë mbikqyrjen dhe organizimin e përditshëm të grupeve të punës.
  • Të ndjekë procedurat e trajnimit, kualifikimit dhe zbatimit të rregullave të sigurimit teknik në punë.
  • Të hartojë bazën e dokumentave nga fillimi deri në dorëzimin përfundimtar të objekteve.
  • Detyra të tjera të dhëna nga punëdhënësi.

Të interesuarit mund të dërgojnë aplikimet e tyre në adresën e-mail: hr@euroelektra.al ose kontaktojnë në numrin e telefonit: 0672071043.

Ju mirëpresim!

EuroElektra sh.p.k
Rruga Prush, 1041, Vaqarr, Tiranë
Tel: +355 42 476 501
e-mail: info@euroelektra.al
Web: http://euroelektra.al
Linkedin: https://www.linkedin.com/company/euroelektra/
FB: https://www.facebook.com/EuroElektraAl/
 


Apply WhatsApp
Back
Top