• Tirane, ofrohet vend pune Drejtues kantieri

Tirane
Nr. Njesia - Zona me e afert?
5 Liqeni | Rr. Kosovareve | Petro Nini
Tipi
  1. me orar te plote
Fusha | Profili i punes
  1. Inxh. Ndertimi
Gjuha
Eksperienca
vetem me eksperience
Texas Development shpk një kompani ndërtimi që operon në tregun shqiptar që prej vitit 2019.
Kërkojmë t’i bashkojmë stafit tonë një individ të dedikuar, me eksperiencë për pozicionin Drejtues Kantieri

Detyrat dhe përgjegjësitë kryesore:

  • Planifikon dhe zbaton mënyrën e realizimit të objektivave të përgjithshme dhe të detajuara të Projektit, përcakton prioritetet që duhet të përmbushen, si dhe mbikqyr dhe monitoron në mënyrë të vazhdueshme realizimin e tyre.
  • Harton grafikun fillestar te punimeve dhe pas miratimit ndjek zbatimin dhe perditesimin e tij.
  • Drejton dhe koordinon punën e grupeve te punes, si dhe siguron që nuk ka pengesa komunikimi dhe koordinimi midis njësive në varësi, apo ndërmjet tyre;
  • Drejton punën për analizën e kostove te proceseve te punes dhe projektit ne teresi dhe hartimin e raportit përmbledhës
  • Vlerëson nevojat dhe problemet për çështjet teknike që kërkojnë zgjidhje në mbarëvajtjen e punëve të Projektit dhe brenda autoritetit të tij vendimmarrës, drejton dhe propozon mënyrat dhe format e zgjidhjes së tyre;
  • Identifikon risqet kryesore në realizimin e objektivave strategjike të Projektit dhe i raporton ato tek Drejtori teknik;
  • Vlerëson në mënyrë të drejtëpërdrejtë performancën e punës së te stafit në varësi, si dhe aprovon vlerësimin e stafit te kanierit;
  • Raporton në mënyrë periodike tek Drejtori Teknik sipas kërkesës;
  • Kontribuon me njohuritë dhe eksperiencën personale në vendimmarrjet e rëndësishme të projektit;
  • Realizon detyra të tjera që i ngarkohen.


Aftësi:

-Diplomë në Fakultetin e Inxhinierisë së Ndërtimit.
-Përvojë pune mbi 7 vjet në detyra te ngjashme.
-Të zoterojë shumë mirë programet Autokad, Paketën Office.
-Të ketë njohuri të mira të gjuhës Angleze.
-Të ketë aftësi shumë të mira komunikuese, analitike dhe planifikues.

Te interersuarit mund te dergojne CV ne emailin : info@texasdev.eu
 


Apply
Back
Top