• Tirane, ofrohet vend pune Drejtor

Tirane
Tipi
  1. me orar te plote
Fusha | Profili i punes
  1. Menaxhim strategjik | Drejtues
Gjuha
  1. anglisht
Eksperienca
vetem me eksperience
"Best Western Premier Ark Hotel" ne Rinas kërkon të punësojë Drejtor Hoteli i cili duhet të ketë përvojë të mëparshme me qëllim mbikqyrjen e stafit te hotelit dhe ofrimin e një drejtimi strategjik për sigurimin e mbarëvajtjes së punës.

Kandidati duhet të ketë kualifikimet e mëposhtme:

• Të ketë mbaruar studimet e larta në degën Hoteleri dhe Turizmit/ Finance/Manaxhim/Administrim Biznesi.
• Të ketë eksperiencë të mëparshme te paktën 3 vite në manaxhimin e hoteleve me strukturë të ngjashme me Ark Hotel;
• Të ketë aftësi shumë të mira mbikqyrëse;
• Të ketë njohuri shumë të mira në gjuhën angleze dhe programeve bazë të kompjuterit. Gjuhet e tjera përbëjnë avantazh.
• Aftësi të shkëlqyera në shërbimet ndaj klientit dhe ndaj stafit;

Përgjegjësitë:

• Mbikëqyrja e punës në të gjitha departamentet e hotelit;
• Drejton me përpikmëri dhe eficence maksimale përmbushjen e objektivave të cdo departamenti, marrëdhëniet me klientët, furnitorët dhe bashkëpunëtorët e marketingut;
• Eshtë përgjegjës për përmbushjen e standarteve të hotelit;
• Përgatit objektivat me qëllim përmirësimin e vazhdueshëm të menaxhimit të shërbimeve në hotel dhe ndan përgjegjësitë për të arritur modelin më efikas të funksionimit;
• Përgatit buxhetin, identifikon dhe vlerëson risqet, arrin objektivat financiarë;
• Kujdeset të sigurojë përputhshmërinë e kontratave me dispozitat ligjore.
Kandidatët e interesuar ju lutemi të dërgojnë CV dhe kualifikimet përkatëse në adresën e email-it: shijaku@shijakugroup.al
 


Apply
Back
Top