• Tirane, ofrohet vend pune DREJTOR BLERJESH

Dimension HR po kërkon të rekrutojë DREJTOR BLERJESH për një nga kompanitë më të mëdha që operojnë në fushën e distribucionit (produkte ushqimore).


Përmbledhja e Pozicionit:
Drejtori Blerjeve udhëheq dhe koordinon aktivitetet e blerjes se produkteve sipas nevojave të kompanisë. Studion tregun për të gjetur furnitorë sa më të mire vendas dhe të huaj. Analizon çmimet dhe cilësinë e mallrave dhe negocion për një ofertë sa më beneficiale për kompaninë dhe raporton gjetjet e tij tek eprori përkatës për të realizuar një negociatë sa më fitimprurëse.


DETYRAT E POZICIONIT

  • Drejtori Blerjeve bën kërkime dhe vlerësime mbi furnitorët, bazuar mbi çmimin, cilësinë, përzgjedhjen, shërbimin, mbështetjen, gatishmërinë, besimin, prodhimin dhe kapacitet e shpërndarjes;
  • Analizon çmimet e propozuara, raportimet financiare dhe cdo informacion tjetër, për të përcaktuar çmimin më të mirë;
  • Negocion çmimet, cilësinë dhe nivelin e shërbimit me furnitorët;
  • Lokalizon furnitorët e mallrave dhe koordinon për të përcaktuar disponueshmërinë e produktit dhe kushtet e shitjes;
  • Menaxhon furnizimin e stokut për të gjithë rrjetin e pikave shitëse;
  • Ekzekuton blerjet dhe porositë në kohë, me cilësinë më të lartë të mundshme dhe me çmimin sa më të lirë të mundshëm;
  • Herë pas here rishikon kushtet e porosive dhe kontratat në përshtatje me politikat e kompanisë;
  • Analizon tregun për të vlerësuar kërkesën mbi mallrat aktuale dhe ato të së ardhmes;
  • Analizon me kujdes referencat e çdo furnitori të mundshëm;
  • Realizon raporte te ndryshme lidhur me kostot/ cmimet e produkteve;
  • Kujdeset për pjesën logjistike të mallit të porositur deri në magazinimim e tij.



KUALIFIKIMET DHE AFTËSITË E KËRKUARA
Edukimi: Të ketë përfunduar studimet e larta;
Eksperienca: Të ketë eksperiencë në fushën e blerjeve të paktën 5 vite;
Aftësitë:

  • Të ketë njohuri të shkëlqyera të gjuhës angleze;
  • Të ketë aftësi të mira kompjuterike dhe njohje të përdorimit të paketës MS Office;
  • Të ketë aftësi të shkëlqyera komunikuese dhe negociuese;
  • Të ketë aftësi të mira organizuese.


Menyra e aplikimit:
Mirëpresim aplikimin tuaj (CV) vetem në adresën tonë rekrutime@dimensionhr.al me subjekt «DREJTOR BLERJESH»
Bazuar ne aplikimin tuaj, Ju bëjmë me dije se vetëm kandidatët që plotësojnë kriteret e profilit do të njoftohen për intervistë nga stafi i Dimension.



JU MIREPRESIM!

*Të gjitha aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet të plotë nga Dimension sipas ligjit Nr. 9887 për “Mbrojtjen e të Dhënave Personale” dhe do të përdoren nga Ne vetëm për qëllime rekrutimi.

 


Apply WhatsApp
Back
Top