• Tirane, ofrohet vend pune Digital Marketing Specialist

Tirane
Tipi
  1. me orar te plote
Fusha | Profili i punes
  1. Marketing-online | Social Media | SEO
Gjuha
  1. anglisht
Eksperienca
vetem me eksperience
Digital Marketing Specialist


Digital marketing specialist është përgjegjës për krijimin, zbatimin dhe aplikimin e contentit dhe fushatave efektive marketing në kanalet dixhitale për arritjen e qëllimeve të bisnesit dhe për zhvillimin dhe mirembajtjen e web site dhe rrjeteve sociale zyrtate të kompanive të Safe Security Albania shpk (qendrave tregtare e brandeve të saj)

Departamenti Marketing

Detyrat dhe Përgjegjesitë:
· Projekton , kontrollon dhe mirëmban presencën e SSA (qendrave tregtare e brandeve të saj) ne kanalet e komunikimit online dhe website-et e tyre· Planifikon, zhvillon dhe ekzekuton të gjitha fushatat dhe programet marketing ne dixhital përfshirë reklamimin online ( perfshire SEO/SEM, marketing database, email,GDN, Facebook ads campaigns ect) , · Harton e manaxhon contentin, paraqitjen grafike dhe përmbajtjen e website-ve dhe rrjeteve sociale te qëndrave tregtare dhe markave , · Monitoron zbatimin e fushatave te marketingut dixhital , buxhetin e tyre dhe mat, raporton mbi performancën e të gjitha këtyre fushatave dhe vlerësimin e tyre kundrejt targetit (ROI, KPIs, dashboards)· Projekton dhe menaxhon konkurset (contests & giveaway) në rrjetet sociale. Identifikon e propozon bashkëpunëtoret e mundshëm për to dhe ngre analiza për ecurinë e konkurseve.· Harton programe “leads generation” dhe manaxhon bazën e të dhënave të marketingut, emailin e mediat sociale.· Identifikon trendet dhe zhvillimet e reja, dhe optimizon shpenzimet dhe performancën bazuar në të dhenat që merr nga matjet· Bashkepunon dhe mbeshtet drejtuesin e departamentit lidhur me komunikimet marketing , PR, events etc · Përdor aftësi të forta analitike për të vlerësuar përvojën e konsumatorëve nëpër kanale të shumëfishta dhe pikat e kontaktit të tyre me qendrat dhe markat tona· Bashkëpunon me agjencitë dhe partnerët e tjerë vendas e te huaj.· Raporton statuset e punëve në proces në baza ditore tek supervisori.Eksperiencat e punës:
• Të ketë të paktën 2 vite eksperiencë pune në pozicion të ngjashëm.

Aftësi të tjera:
• Të zotërojë diplomë universitare. E preferuar diplomë në shkencat ekonomike ose komunikim
· Të ketë njohuri në programet design dhe ato të paketës Microsoft Office
· Të ketë njohuri te mira në Google Adwords ,Google Analytics, Google Search Console, Wordpress, Google Tag Manager
· Njohuri shumë të mira të gjuhës angleze;

• Aftësi të shkëlqyera komunikuese;
• Aftësi shumë të mira për të bashkëpunuar dhe për të bashkërenduar procese të ndryshme;

Procedura e aplikimit: Personat e interesuar për të aplikuar për këtë pozicion, duhet të dërgojnë CV-në dhe letrën e motivimit brenda datës 31/01/2022 në: info@galeria-etc.com

Sqarim: Vetëm aplikantët të cilët plotësojnë kriteret e lartpërmendura do të kontaktohen për intervistë.
Të gjitha aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet sipsa ligjit nr.9887 të vendosur nga Kuvendi i Shqipërisë për “Mbrojtjen e të Dhënave Personale”.
 


Apply WhatsApp
Back
Top