• Tirane, ofrohet vend pune Deputy Finance Manager

EPPC Albania kërkon një Deputy Finance Manager, për klientin e saj, kompani e specializuar në menaxhimin e pasurive të paluajtshme në vend dhe rajon.

Përgjegjësitë kryesore:


  • Krijon, koordinon dhe monitoron të gjitha raportet që gjeneron departamenti i financës dhe kujdeset që të jenë në përputhje me kërkesat e menaxhimit të shoqërisë;
  • Ndihmon drejtuesin e departamentit në zhvillimin dhe zbatimin e strategjive dhe planeve financiare për të arritur qëllimet dhe objektivat financiare të kompanisë;
  • Ndjek, rakordon dhe deklaron shpenzimet e zyrave të përfaqësimit Internacional;
  • Mbikëqyr operacionet e përditshme kontabël dhe kontrollon në mënyrë të detajuar llogaritë kontabël përpara mbylljes së raportimeve mujore dhe vjetore;
  • Përgatit, analizon dhe kontabilizon efektet e IFRS-ve në bazë të standarteve ndërkombëtare;
  • Shqyrton periodikisht rrjedhën e punës dhe operacionalitet dhe punon ngushtësisht me drejtuesin e financës në menaxhimin e operacioneve duke automatizuar dhe përmirësuar proceset;
  • Zhvillon dhe menaxhon sistemet duke u kujdesur në mirëfunksionimin e tyre. Ndjek zhvillimin dhe përditësimin e tyre në bazë të nevojave të biznesit;
  • Ushtron kontrolle të brendshme për të siguruar përputhshmërinë me politikat dhe procedurat e kompanisë, si dhe me kërkesat e auditorëve dhe tatimorëve;
  • Analizon dhe ndjek zbatimin e procedurave të departamentit. Bashkëpunon me drejtuesin e departamentit për ndryshimin e procedurave dhe operacioneve ekzistuese të kompanisë;
  • Përgatit deklarimet mujore dhe ndjek pagesat e detyrimeve fiskale brenda afateve të përcaktuara ligjore;
  • Përgatit pasqyrat financiare (mujore dhe vjetore) dhe ndjek kontrollet tatimore;
  • Asiston në përgatitjen e buxheteve vjetore;
  • Përgjigjet dhe ndjek proceset e auditimit të pasqyrave financiare si dhe proceseve të ndryshme të auditimit të brendshëm dhe tatimor;
  • Qëndron i përditësuar me rregulloret financiare dhe praktikat më të mira dhe siguron që aktivitetet financiare të kompanisë të jenë në përputhje me të gjitha ligjet dhe rregulloret përkatëse;
  • Eshtë përgjegjës për interpretimin dhe shpjegimin e legjislacionit fiskal tek punonjësit e departamentit.

Kërkesat për këtë pozicion janë:



  • Të zotërojë diplomë Universiteti në Financë/Kontabilitet. Preferohet një diplomë master ose certifikim profesional;
  • Minimumi 5 vite përvojë në menaxhim financiar, raportim dhe përgatitje të pasqyrave financiare;
  • Njohuri të thelluara mbi parimet financiare, rregulloret dhe standardet e kontabilitetit;
  • Njohuri shumë të mira te legjislacionit tatimor;
  • Aftësi në përdorimin e softuerëve dhe sistemeve financiare, si dhe njohje të mira të sistemit NAVIZION;
  • Njohuri të avancuara të paketës Office dhe të analizës së të dhënave;
  • Njohuri të mira të gjuhës angleze;
  • Aftësi të forta analitike dhe të zgjidhjes së problemeve, i vëmendshëm ndaj detajeve.

Si të aplikoni:


Për të aplikuar për këtë mundësi punësimi, ju lutem dërgoni CV-në tuaj në:

https://aplikim.eppc.al

Ju do të kontaktoheni vetëm nëqoftëse CV-ja juaj do të kualifikohet.
 
Back
Top