• Tirane, ofrohet vend pune CFO / Drejtues Departamenti i Finances

Tirane
Nr. Njesia - Zona me e afert?
11 QTU | Kashar | Casa Italia
Tipi
  1. me orar te plote
Fusha | Profili i punes
  1. Ekonomist-Financier/e
Gjuha
  1. anglisht
Eksperienca
vetem me eksperience
Njoftim Pune
Shoqeria ALPOL FOOD shpk kerkon te punesoje nje Drejtues te Departamentit te Finances.
Rreth ALPOL FOOD shpk;
Kompania ALPOL FOOD eshte nje kompani e re ne fushen e rritjes dhe mbareshtimit te shpendeve (pulave) si dhe perpunimin e mishit me qellim furnizimin e tregut vendas dhe rajonal. Investimi ne objekte prodhimi eshte drejt fundit dhe pritet te dale ne treg me produkte ne fillim te vitit 2024 per kete arsye po mblidhet grupi manaxhues ku kerkohet dhe pozicioni i Drejtuesit te Finaces. Pularia eshte ndertuar ne nje toke me siperfaqe rreth 200,000 m2 dhe e ndare ne 3 parcela qe jane ngjitur me njera tjetren. “ALPO Food Shpk” ka 4 Stalla (ndertesa) të fermave të shpendëve me siperfaqe prej 2800 m2 secila dhe 11,200 m2 ne total. Kapaciteti është 56,000 pula per stalle per cikel, sipas nje mesatarje prej 14-16 pula/m2. Hapsira e pulave eshte e mjaftueshme per te arritur standartet Europiane te mireqenies se kafsheve per mish. 35-40 ditë është cikël i rritjes për çdo pulë dhe 10 ditë është periudha e dezinfektimit. Pra, ne kemi gjithsej 7 cikël të rritjes së pulës ne vit. Rreth 1,500,000 pula do te trajtohen ne vit.
Rreth punes:ALPOL FOOD shpk kerkon te rekrutoje nje drejtues te departamentit te finances me qellim nisjen e aktivitetit ekonomik. Ky moment kerkon nje person me vullnetin per te menaxhuar situata te papritura qe ndodhin gjate ngritjes se nje biznesi dhe brandi te ri. Puna eshte komplekse dhe sfiduese por dhe interesante duke marre parasysh natyen e industrise dhe personi i interesuar duhet te jete i gatshem per te bashkepunuar me pjesen tjeter te grupit me qellim funksionimin dhe zgjerimin e aktivitetit.
Pergjegjesite Kryesore:

  • Mbajtje e llogarive ekonomike te kompanise ne pergjithesi.
  • Operim ne Banka perfshire pagesa;ndjekje dhe ekzekutim i pagesave me Internet Banking.
  • Analizon nevojen e kreditimit te biznesit dhe menaxhon marredheniet me bankat.
  • Raporte; pergatitje e raporteve mujore dhe vjetore mbi performacen financiare te kompanise.
  • Manaxhim i importe te lendeve te para per ushtrimin e aktivitetit.
  • Bashkepunon me drejtuesin e kompanise dhe drejtues te departamenteve te tjera.
  • Bashkepunon me audituesit e jashtem (Ekspertet Kontabel) ne vazhdimesi dhe per mbylljen e PF.
  • Integritet ne pune dhe ne marredhenie me grupin.

Kualifikimet Kryesore;

  • Minimumi 5 vite eksperience ne pozicione te ngjashme .
  • Te njohe mire gjuhen Angleze
  • Diplome Universitare ne Finance Banke ose Administrim Biznesi
  • Perdorim i mire i programeve Microsoft dhe Finance 5, Alpha etj

Dergoni CV tuaj ne adresen: alpolfood@gmail.com
 


Apply
Back
Top