• Tirane, ofrohet vend pune BULBIST (Transplant Floku)

Tirane
Nr. Njesia - Zona me e afert?
1 Ali Demi | Tregu Elektrik
Tipi
  1. me orar te plote
Fusha | Profili i punes
  1. Infermieri
Gjuha
Klinika Dermolife kerkon te punësojë Bulbist me përvojë për transplantin e flokëve.


Bulbisti duhet të ketë përvojë në FUE dhe DHI, i apasionuar pas mbjelljes së flokëve, kujdesit ndaj pacientit dhe duhet t'i kushtojë vëmendje detajeve. Kandidati duhet të flasë shkëlqyeshëm anglisht dhe të ketë aftësi të mira komunikimi.


Gjatë procedurave të mbjelljes së flokëve, bulbisti mbështetet nga teknikë të trajnuar të transplantit të flokëve, infermierë dhe anëtarë të tjerë të stafit.


DETYRAT
- Kandidati duhet të kuptojë natyrën e industrisë kozmetike dhe nevojën për një qasje të fokusuar tek pacienti/klienti. Një sy i mprehtë për detaje, durimi dhe perfeksionizmi janë thelbësore për të dhënë rezultatet e jashtëzakonshme që duam për të gjithë pacientët tanë.
- Kandidati duhet gjithashtu të dijë se cilat trajtime mjekësore dhe farmaceutike janë në dispozicion për pacientët e tij.
- Kandidati duhet të jetë gjithmonë i sjellshëm dhe i vëmendshëm, të japë shpjegime të qarta, të lehta për t'u kuptuar nga pacientët.


KUALIFIKIMET
- Kandidati duhet të ketë eksperiencë të mëparshme në departamentin e transplantit të flokëve (ideale do te ishte minimalisht 6 muaj).
- Kandidati duhet te zotërojë liçencën e infermierisë.
- Të ketë aftësi shumë të mira për zgjidhjen e situatave të ndryshme me efikasitet.
- Aftësi shumë të mira komunikimi dhe bashkëpunimi.
- Aftësi për të punuar në grup.




Të interesuar duhet të aplikojnë me CV -në e detajuar në shqip me foto bashkangjitur, në adresen: hr@dermolife.al
Vetëm kandidatët e përzgjedhur do të njoftohen për intervistë.
 


Apply
Back
Top