• Tirane, ofrohet vend pune Brand Manager Marketingu

Tirane
Tipi
  1. me orar te plote
Fusha | Profili i punes
  1. Marketing
Gjuha
  1. anglisht
Eksperienca
vetem me eksperience
Albanian Distribution & Development kerkon te punesoje nje "Brand Manager Marketingu".

Detyrat kryesore te ketij pozicioni:


  • Përgjegjës për planifikimin, zhvillimin dhe implementimin e planeve marketing të markave Fentimans, Acqua Panna dhe San Pellegrino, Uji B/, Diktador, Beluga, Russian Standard.
  • Zbatimi i planeve marketing me qëllim përmirësimin e prezencës dhe vizibilitetit të markës.
  • Identifikimi i mundësive të reja për zhvillimin e markës dhe rritjen e shitjeve.
  • Sigurimi i të gjitha aspekteve të marketingut dhe aktiviteteve të produktit në përputhje me etikën dhe qëllimet e markës
  • Bashkëpunimi me agjencinë kreative për realizimin dhe ekzektuimin e fushatave të marketingut dhe komunikimit ne kanalet e ndryshme të komunikimit.
  • Të qëndruarit i informuar me zhvillimin e tregut dhe identifikimin e iniciativave të reja.
  • Monitorimi i prezencës se produkteve në treg nëpërmjet vizitave në kanalet e shitjes.
  • Monitorimi i konkurencës nëpërmjet komunikimit me forcën shitëse në terren dhe gjithashtu realizimit të vizitave individuale ne kanalet e shitjeve.
  • Realizim të vazhdueshëm të vizitave në treg për të monitoruar nëse markat dhe produktet janë pozicionuar në përputhje me objektivat e markës.
  • Përgatitjen e raporteve mujore të shitjeve të gjithë markave të portofolit sipas kërkesave nga zyrat qëndrore të markës.
  • Monitorimi i nivelit të stokut dhe koordinimi në përputhje me shitjen dhe logjistikën për porositë mujore.
  • Analizimin e të dhenave te shitjeve dhe stokut dhe propozimin e mundësive të reja të zhvillimit për të siguruar rotacionin e produkteve përpara afrimit të datës së skadencës.
  • Pjesëmarrëse në vendosjen e planeve vjetore të shitjeve dhe zhvillimin e planeve marketing për realizimin e objektivave të shitjes.
  • Përgjegjës për menaxhimin e buxheteve marketing dhe monitorimin e tyre me qëllim shpenzimin në menyre efikase brenda buxheteve të përcaktuar.
  • Mbatjen e marrëdhënieve dhe komunikimin me personat përgjegjes të markave në zyrat qëndrore duke qëndruar të përditësuar mbi zhvillimin e markës dhe inovacionet.

Aftesite dhe kualifikimet e nevojshme:

  • Diplomë Universitare ne Menaxhim biznes/Marketing.
  • Mbi 2 vite eksperience pune në fushen e Marketing-ut
  • Njohuri shume te mira te programeve se paketes Office.
  • Njohuri shume te mira te gjuhës angleze si en komunikim ashtu dhe ne te shkruar.
  • Aftesi komunikimi, organizimi dhe bashkepunimi, ne pergatitjen dhe prezantimin e projekteve.
  • Leje drejtimi automjeti e klasit B

Te interesuarit mund te aplikojne duke derguar CV ne adresen info@add.al brenda dates 25 Nentor 2022!

Suksese!

 


Apply WhatsApp
Back
Top