• Tirane, ofrohet vend pune Auditues te Brendshëm

Tirane
Tipi
  1. me orar te plote
Fusha | Profili i punes
  1. Kontabilitet | Audit
Gjuha
  1. anglisht
Eksperienca
vetem me eksperience
Kompania Albstar kerkon te punesoje nje “Auditues te Brendshëm.

Kërkesat minimale që duhet të plotësojë kandidati / kandidatja, janë:
  1. Të ketë mbaruar studimet universitare në fushën Kontabilitet ose Financë.
  2. Të ketë përfunduar studimet pas universitare në fushën Audit, Kontabilitet ose Financë.
  3. Të ketë të paktën 5 vite eksperiencë të ngjashme.
  4. Njohuri të thelluara të Standardeve Kombëtare e Ndërkombëtare të Kontabilitetit, Standardeve të Ndërkombëtare të Raportimit Financiar dhe Standardeve të Auditit të Brendshëm.
  5. Të ketë aftësi shumë të mira komunikimi dhe ndërveprimi me të tjerët.
  6. Të ketë aftësi për të punuar nën trysni dhe në përmbushjen e afateve.
  7. Të jetë objektiv/e, i/e paanshëm, profesional/e, i/e aftë për punë në grup, si dhe të ruajë konfidencialitetin.
  8. Të zotërojë në nivel shumë të mirë gjuhën angleze.
Detyrat dhe përgjegjësitë kryesore janë:
  • Të kryejë të gjitha detyrat audituese të ngarkuara bazuar në standardet profesionale dhe etike, si dhe brenda afateve të përcaktuara.
  • Të njohë, të respektojë dhe të ushtrojë veprimtarinë audituese në përputhje me aktet ligjore e nënligjore në fuqi, si dhe me standardet ndërkombëtare të pranuara të auditimit të brendshëm.
  • Të ushtrojë funksionet e tyre në mënyrë të paanshme, objektive dhe me profesionalizëm.
  • Të veprojnë në përputhje me kërkesat e përcaktuara në Kartën e Auditimit, Kodin e Etikës dhe Manualin e Auditit të Brendshëm.
  • Të kryejë auditime në mënyrë të pavarur, duke u udhëhequr nga interesi i grupit, për të forcuar besimin në ndershmërinë, paanësinë dhe efektivitetin e proceseve.
  • Të ruajë konfidencialitetin e të dhënave, fakteve apo rasteve të gjetura gjatë kryerjes së auditimit apo të lidhura me të.
  • Të përditësojë rregullisht njohuritë dhe aftësitë e tyre profesionale, në mënyrë që t’i përdorin ato me efikasitet dhe për të garantuar cilësinë e shërbimit.
  • Të japë rekomandime për subjektin e audituar për përmirësimin e veprimtarisë dhe efektivitetin e sistemit të kontrollit të brendshëm, me qëllim korrigjimin e mangësive dhe dobësive të rezultuara.
  • Të diskutojë për çështjet e auditimit me Drejtorin e Drejtorisë, për ta bërë me dije mbi përmbushjen e programit të auditimit, pengesat, çështjet e dala, si dhe nevojat e audituesve deri në përfundim të punës audituese.
  • Të japë mendime për përmirësimin e punës së Drejtorisë së Auditit të Brendshëm.
Ju lutem te interesuarit te nisin CV-te e tyre ne adrsen hr@albstar.al
 


Apply
Back
Top