• Tirane, ofrohet vend pune Auditues/e të Brendshëm (Profilet Finance/kontabilitet & Inxhinieri Ndertimi)

Tirane
Nr. Njesia - Zona me e afert?
7 Blloku Ambasadave | Inxh. Ndertimit
Tipi
  1. me orar te plote
Fusha | Profili i punes
  1. Inxh. Ndertimi
Gjuha
  1. anglisht
Eksperienca
vetem me eksperience
Kërkohet të punësohen 2 (dy) Auditues/e të Brendshëm:


Kompania Holding FINMAN, pjese e se ciles eshte dhe kompania ALBSTAR sh.p.k kerkon te punesoje 2(dy) auditues te brendshem.
Detyrat dhe përgjegjësitë kryesore janë:

  • Të kryejnë të gjitha detyrat audituese të ngarkuara bazuar në standardet profesionale dhe etike, si dhe brenda afateve të përcaktuara.
  • Të njohin, të respektojnë dhe të ushtrojnë veprimtarinë audituese në përputhje me aktet ligjore e nënligjore në fuqi, si dhe me standardet ndërkombëtare, të pranuara, të auditimit të brendshëm.
  • Të ushtrojnë funksionet e tyre në mënyrë të paanshme, objektive dhe me profesionalizëm.
  • Të veprojnë në përputhje me kërkesat e përcaktuara në Kartën e Auditimit, Kodin e Etikës dhe Manualin e Auditit të Brendshëm.
  • Të kryejnë auditime në mënyrë të pavarur, duke u udhëhequr nga interesi i grupit, për të forcuar besimin në ndershmërinë, paanësinë dhe efektivitetin e proceseve.
  • Të ruajnë konfidencialitetin e të dhënave, fakteve apo rasteve të gjetura gjatë kryerjes së auditimit apo të lidhura me të.
  • Të përditësojnë rregullisht njohuritë dhe aftësitë e tyre profesionale, në mënyrë që t’i përdorin ato me efikasitet dhe për të garantuar cilësinë e shërbimit.
  • Të japin rekomandime për subjektin e audituar për përmirësimin e veprimtarisë dhe efektivitetin e sistemit të kontrollit të brendshëm, me qëllim korrigjimin e mangësive dhe dobësive të rezultuara.
  • Të diskutojnë për çështjet e auditimit me Përgjegjësin e grupit të auditimit dhe Drejtorin e drejtorisë, për ta bërë me dije mbi përmbushjen e programit të auditimit, pengesat, çështjet e dala, si dhe nevojat e audituesve deri në përfundim të punës audituese.
  • Marrin pjesë në të gjitha ballafaqimet që kryhen me subjektet e audituara ku kanë qenë anëtar të grupit të auditimit.
  • Japin mendime për përmirësimin e punës së Drejtorisë së Auditit të Brendshëm.

Aftësitë dhe kualifikimet e kërkuara:
1 (një) Auditues/e Profili Financë/Kontabilitet:
-Diplomë universitare në Financë/Kontabilitet.
-Studimet pas universitare do përbënin avantazh.
-Njohuri të thelluara të Standardeve Kombëtare e Ndërkombëtare të Kontabilitetit, Standardeve të Ndërkombëtare të Raportimit Financiar dhe Standardeve të Auditit të Brendshëm.
-Kualifikimet profesionale do përbënin avantazh (CIA, ACCA, Kontabël i Miratuar etj.).
-Eksperiencë e mëparshme mbi 5 vite në auditim.
-Të ketë aftësi shumë të mira komunikimi dhe ndërveprimi me të tjerët.
-Të ketë aftësi për të punuar nën trysni dhe në përmbushjen e afateve.
-Të jetë objektiv, i paanshëm, profesional, i aftë për punë në grup, si dhe të ruajë konfidencialitetin.
-Të zotërojë në nivel shumë të mirë gjuhën angleze.

1 (një) Auditues/e Profili inxhinieri ndërtimi:
-Diplomë universitare në inxhinieri, profili ndërtim.
-Eksperiencë e mëparshme pune mbi 5 vite.
-Eksperienca e mëparshme në auditim, do përbënte avantazh.
-Të zotërojë shumë mirë paketën “AutoCAD”.
-Të ketë aftësi shumë të mira komunikimi dhe ndërveprimi me të tjerët.
-Të ketë aftësi për të punuar nën trysni dhe në përmbushjen e afateve.
-Të jetë objektiv, i paanshëm, profesional si dhe të ruajë konfidencialitetin.
-Të zotërojë në nivel shumë të mirë gjuhën angleze.


Te gjithe te interesuarit jane te lutur te nisin cv-te e tyre ne adresen hr@albstar.al
 


Apply
Back
Top