• Tirane, ofrohet vend pune Asistente Ekzekutive dhe Analiste Biznes

Tirane
Tipi
  1. me orar te plote
Fusha | Profili i punes
  1. Menaxhim
Gjuha
  1. anglisht
Eksperienca
vetem me eksperience
Balfin Real Estate & Hospitality është pjesë e Grupit BALFIN dhe mbulon shërbime shitje & marketing në fushën e Real Estate dhe shërbime akomoduese në industrinë e turizmit, duke ofruar në treg një ekspertizë të nivelit të lartë.

Balkan Finance Investment Group, BALFIN Group, është një nga grupet investuese më të rëndësishme dhe më të suksesshme në rajonin e Ballkanit Perëndimor. Gjeografikisht, Grupi BALFIN është i pranishëm në Austri, Shqipëri, Kosovë, Bosnjë dhe Hercegovinë, Maqedoninë e Veriut, Mal të Zi, Zvicër, Kroaci, Holandë dhe SHBA, me afërsisht 5,000 punonjës në total. Aktivitetet e Grupit BALFIN përfshijnë zhvillimin dhe menaxhimin e pasurive të patundshme, shitjet me shumicë dhe pakicë, sistemin bankar, menaxhimin e aseteve, mediat dhe logjistikën. Grupi BALFIN po rritet në mënyrë të qëndrueshme dhe kontribuon në përmirësimin e jetesës së komuniteteve përmes zhvillimit ekonomik, prezantimit të ideve të reja, punësimit dhe investimeve sociale.

Pozicioni: Asistente Ekzekutive dhe Analiste Biznesi
Departamenti: Administrim
Vendndodhja: Tiranë

Përmbledhja e pozicionit:
Asistenti Ekzekutiv dhe Analisti i Biznesit raporton drejtpërdrejt te CEO. Shërben si ndërlidhës me drejtuesit e departamenteve. Mbështet kompaninë për të përmbushur kërkesat për përmirësimin dhe zgjerimin e biznesit duke analizuar kërkesat financiare dhe operacionale.

Detyrat dhe përgjegjësitë kryesore:

  • Përgjegjës për menaxhimin e punëve administrative të CEO-s, organizon takimet, mbledhjet mujore, konferencat apo angazhime të tjera, pasqyron rezervimet/ndryshimet në kalendarin e takimeve;
  • Përgatit minutat e takimeve dhe pikat përmbledhëse, prezantime apo dokumente të ndryshme që duhen gjatë mbledhjeve/takimeve të organizuara;
  • Koordinon me të gjitha departamentet në kompani, në lidhje me raporte të ndryshme që duhet të përgatiten ditore/ javore/mujore, duke ndjekur të gjitha çështjet e hapura sipas prioriteteve të projekteve dhe afateve të vendosura;
  • Analizon të gjithë kërkesat që dërgohen në lidhje me CEO-në, merr mesazhet, telefonatat dhe dokumente të ndryshme që dërgohen nga palë të treta ose kompani të grupit;
  • Rishikon, korrigjon dhe formaton të gjithë korrespondencat e përgatitura për nënshkrimin nga CEO, duke u siguruar që janë paraqitur saktë në bazë të procedurave të kompanisë;
  • Trajton informacione konfidenciale dhe sensitive me shumë maturi/diplomaci;
  • Programon dhe organizon të gjitha aktivitet, udhëtimet në bazë të kërkesave për biznes (organizimi logjistik);
  • Shërben si një ndërlidhëse me departamentet e tjera dhe me kompanitë e grupit;
  • Kryen analiza të kërkimit të tregut të nevojshme për raste të ndryshme të biznesit;
  • Përgjegjës për përgatitjen e të gjitha analizave dhe studimeve të fizibilitetit në lidhje me rastet e biznesit;
  • Përgatit raporte teknike duke mbledhur, analizuar dhe përmbledhur informacione dhe tendenca;
  • Përgjegjëse për protokollimin e dokumenteve zyrtare hyrëse/ dalëse në kompani;
  • Kontrollon prezantimet mujore dhe saktësinë e informacionit;
  • Analizon dhe përmbledh informacionin e raportuar në prezantime të ndryshme;
  • Kontrollon saktësinë e raporteve financiare përpara se ti dërgohen CEO-së;
  • Përgatit raporte dhe prezantime të ndryshme financiare;
  • Ndjek deadlinet e përcaktuar nga CEO kundrejt stafeve, palëve të ndryshme;
  • Arshivon të gjithë dokumentacionin e biznesit të miratuar nga CEO i kompanisë.
Eksperiencat e punës:

  • Të ketë eksperiencë pune minimalisht 2-3 vite në të njëjtën fushë.
Aftësi të tjera:

  • Aftësi të mira organizative që reflektojnë kapacitetin për të kryer dhe për t'i dhënë përparësi detyrave të shumta pa probleme, me vëmendje të shkëlqyer ndaj detajeve;
  • Aftësi shumë të mira ndërpersonale dhe kapacitet për të ndërtuar marrëdhënie me palët e interesuara, duke përfshirë stafin, partnerët e jashtëm dhe investitorët;
  • Aftësi shumë të mira komunikimi me shkrim dhe verbal;
  • Aftësi për të trajtuar informacionin konfidencial me maturi, të jetë i/e adaptueshëm ndaj kërkesave të ndryshme dhe të demonstrojë nivelin më të lartë të shërbimit dhe përgjigjes ndaj klientit;
  • Aftësi për të arritur objektivat dhe për të përmbushur afatet në një mjedis me ritme të shpejta;
  • Njohja e rrjedhshme e gjuhës angleze është e domosdoshme;
  • I/E aftë në Microsoft Office (Outlook, Word, Excel dhe PowerPoint), Adobe Acrobat, etj.;
Kushtet e punës:
Balfin Real Estate and Hospitality është një punëdhënës me mundësi të barabarta që ofron një mjedis pune profesional dhe dinamik, një paketë tërheqëse kompensimi dhe përfitimesh dhe mundësi për të shpalosur plotësisht potencialin tuaj profesional.

Mënyra e aplikimit:
Të gjithë të interesuarit mund të aplikojnë duke dërguar CV-në e tyre dhe letrën e motivimit në këtë link
Afati i dorëzimit
: 13/10/2023

*Të gjitha aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet të plotë sipas ligjit Nr. 9887 vendosur nga Kuvendi i Shqipërisë për “Mbrojtjen e të Dhënave Personale”.
 


Apply
Back
Top