• Tirane, ofrohet vend pune Asistente e Departamentit Juridik dhe Burimeve Njerëzore

Tirane
Nr. Njesia - Zona me e afert?
6 Pallati me Shigjeta | Delijorgji
Tipi
  1. me orar te plote
Fusha | Profili i punes
  1. Asistence | Sekretari | Backoffice
Gjuha
Ratech shpk është një kompani e mirëpozicionuar në tregun shqiptar që prej vitit 2011, në fushën e instalimit, integrimit dhe mirëmbajtjes së sistemeve të sigurisë si dhe sistemeve IT.

Në kuadër të zgjerimit dhe nevojave operacionale të kompanisë, kemi hapur vendin vakant, si më poshtë:

Pozicioni: Asistente e Departamentit Juridik dhe Burimeve Njerezore

Detyrat dhe përgjegjësitë:
- Asiston në përgatitjen dhe hartimin e kontratave të ndryshme sipas nevojave të kompanisë;
- Ndjek dhe sigurohet në zbatimin e politikave, procedurave dhe rregullores së brendshme të kompanisë;
- Ndjek dhe përditëson politikat për menaxhimin e burimeve njerëzore konform qëllimeve strategjike të kompanisë;
- Ndjek procesin e rekrutimit;
- Planifikon dhe është përgjegjëse për organizimin e trajnimeve të punonjësve;
- Asistencë në zbatimin e rregullave të Sigurimit Teknik në kompani sipas legjislacionit në fuqi dhe organizon trajnimet e nevojshme për operimin konfom rregullave të sigurisë dhe shëndetit në punë;
- Asiston në përgatitjen e dosjesve të personelit dhe plotësimin e tyre me dokumentacionin e nevojshëm;
- Asiston në përgatitjen e dokumentacionit të nevojshëm për pjesëmarrjen në procedurat e prokurimit publik.

Kualifikimet:
- Të kenë përfunduar arsimin e lartë (Bachelor), Dega:Juridik;
- Përbën avantazh eksperienca e punës në sektorin Juridik ose në Burime Njerëzore;
- Njohje e paketës Microsoft Office;
- Njohje e gjuhës angleze;
- Të jenë korrekt dhe të kenë përkushtim maksimal gjatë orarit të punës;
- Të jenë të komunikueshëm me kolegët dhe të gatshëm të japin ndihmën e tyre për nevojat e kompanisë;
- Të karakterizohen nga ndershmëria, integriteti dhe të ruajnë konfidencialitetin.

Shënim: Shoqëria Ratech shpk përpunon të dhënat personale të aplikanteve mbështetur në Ligjin Nr. 9887, datë 10.3.2008 Për mbrojtjen e të dhënave personale” si dhe në Udhëzimin Nr.42 datë 22.07.2014 “Për përpunimin e të dhënave personale të kandidatëve për punë”.


Për të aplikuar në këtë pozicion pune, dërgo CV-në email: bleona@ratech.al
Nr.tel: +355697069754
 


Apply WhatsApp
Back
Top