• Tirane, ofrohet vend pune Asistent Menaxher Projekti

[h=1]Përshkrimi[/h]AGIKONS sh.p.k është një nga kompanitë lider në fushën e ndërtimit në Shqipëri, e cila dallohet për standardet dhe cilësinë e punimeve me çmimet më konkuruese në treg. Themeluar që në vitin 1996, Agikons ka krijuar dhe zbatuar shumë projekte të suksesshme si: Kodra e Diellit 1&2 (Tiranë), ''Marea Resort'' (Kavajë), "Tarraca e Ullijve" (Dhërmi), "Plazhi i Gurtë" (Qeparo), "Bougainville Bay" (Sarandë) si edhe "Meshtekna" Brezovice.
Në kuadër të zgjerimit të aktivitetit të saj Agikons Sh.p.k shpall vakant pozicionin e punës: Asistent Menaxher Projekti
Detaje të Pozicionit të Punës:

Kompania: Agikons SH. P .K
Vendodhja: Tirana, Albania
Departamenti: Menaxhim Projektesh
Pozicioni i Punës: Asistent Menaxher Projekti
Koha e Punës: Kohë e Plotë
E hënë – E Premte, ora 08:30 – 17:00 / E shtunë, ora 08:30 - 15:00.
Raporton: Menaxheri i Projektit.


[h=1]Detyrat[/h]Asiston Manaxherin e Projektit ne realizimin e detyrave:
  • Planifikimi , ekzekutimi dhe finalizimi i projekteve brenda afateve dhe buxheteve.
  • Detajimi dhe zbërthimi i burimeve te nevojshme financiare, kapacitetet dhe grupet e punës për realizimin në kohë të projekteve.
  • Zbatimi i strategjive dhe vlerësimeve për reduktimin e kostove të projekteve përkatëse.
  • Zhvillimi i fushatave te prokurimit sipas nevojave dhe specifikave të projekteve dhe më gjerë.
  • Hartimi dhe interpretimi i raporteve financiare dhe përcjellja e tyre pranë departamenteve të tjera të kompanisë si dhe drejtorit ekzekutiv brënda afateve.
  • Planifikimi dhe kontrolli i ecurisë se proçeseve të punës në objekte.
  • Drejtimi dhe mbikëqyrja e ekipeve të punës.
  • Organizimi dhe koordinimi i punës, si dhe raportimi tek bashkëpunëtorët e Projektit.

[h=1]Kualifikimet[/h]
  • Të ketë mbaruar Fakultetin Ekonomik / Arkitekture/ Inxhinieri Ndërtimi ,Hidro,etj.
  • Te jete njohes i mire i gjuhes greke ne shkrim, te folur dhe lexuar.
  • Një diplomë pasuniversitare përbën avantazh.
  • Të ketë të paktën 3 vjet eksperience pune dhe preferohet në sektorin e ndërtimit.
  • Perben avantazh njohja e gjuhës Angleze ose Italiane.
  • Të ketë njohuri rreth dokumentacioneve teknike, financiare dhe tekniko-finaciare të kompanive të ndërtimit.
  • Të ketë aftësi menaxheriale në komunikim, në blerje e shitje, në ndërtimin dhe ndjekjen e zbatimit të kontratave etj.
  • Të përdorë mirë programet baze Office, Outlook etj. (vecanerisht EXCEL).
  • Avantazh përbën njohja e programit AUTOCAD.


[h=1]Shënime[/h]
Të intëresuarit janë të lutur të dërgojnë cv-ne e tyre në adresën tonë të Emailit: hr@agikons.com.
Kontakt: 0684052085
Adresa: Blloku Rezidencial "Kodra e Diellit", A0/1, Selitë, Tiranë.
 


Apply WhatsApp
Back
Top