• Tirane, ofrohet vend pune Asistent Manaxher

Tirane
Tipi
  1. me orar te plote
Fusha | Profili i punes
  1. Asistence | Sekretari | Backoffice
Gjuha
“Hospitality Managenet and Services” (HMS) sh.p.k është një subjekt privat që operon në fushën e administrimit të hapsirave të përbashkëta, duke ofruar shërbimin e mirëmbajtjes dhe fasiliteteve të përbashkëta. HMS ka nën administrim komplekse prestigjoze, që kërkojnë standard të lartë të ofrimit të shërbimit.

“HMS” ofron mundësi punësimi në pozicionin Asistent Manaxher.

Asistenti i administratorit është përgjegjës për koordinimin dhe ndjekjen e zbatimit të masave për administrimin e ambienteve të përbashkëta, që nga marrëdhënia me banorët, monitorimi i stafit, marrëdhënia me palët e treta (institucione shtetërore, furnitorët e shërbimeve etj,). Asistent manaxheri siguron dhenien e shërbimit të administrimit në standardet më të mira në drejtim te mirëmbajtjes së komplekseve, sipas fokusit të shërbimit që ofron shoqëria (pastrim, gjelbërim, mirëmbajtje hidraulike-elektrike, dezinfektim, siguri, etj).

Kërkesat:
  • Të ketë përfunduar studimet universitare, preferohet në profilin e ekonomisë ose inxhinierisë;
  • Të njohë shumë mirë gjuhen angleze;
  • Aftësi shumë të mira komunikimi dhe pune në grup;
  • Aftësi për të punuar në mënyrë të pavarur, duke demonstruar vullnet dhe iniciativë;
  • Aftësi për të prodhuar raporte të detajuara dhe koncize vlerësuese.
Të gjithë të interesuarit, janë të lutur që të dërgojnë CV nëpërmjet adresës së e mailit info@hms.al
Afati i aplikimit: brenda datës 25 Qershor 2022.
 


Apply
Back
Top