• Tirane, ofrohet vend pune Asistent Finance

Tirane
Tipi
  1. me orar te plote
Fusha | Profili i punes
  1. Finance-Specialist | Banke / Sigurime
Gjuha
Shpallje për pozicion vakant pune
Data e hapjes: 17 Nëntor 2021
Data e mbylljes: 27 Nëntor 2021
Titulli i pozicionit: Asistent Finance
Vendi: Tiranë
Orë pune: 25 orë/javë
Mbikqyrës: Drejtori Ekzekutiv i Fondacionit

Kontekst
Fondacioni “Ndihmë për Fëmijët” (NPF) është një organizatë jo-fitimprurëse e shoqërisë civile, që punon në nivel strategjik dhe zbatues në fushën e gjithëpërfshirjes sociale dhe arsimore, fuqizimit ekonomik dhe vetmobilizimit të grupeve në nevojë dhe mbështetjen e qeverisjes vendore në planifikimin, menaxhimin dhe ofrimin e shërbimeve të integruara sociale efikase që synojnë nxjerrjen nga varfëria të ketyre grupeve.
NPF përmbush misionin e saj përmes zbatimit të projekteve te dedikuara, të mbështetura nga donatorët dhe në bashkëpunim të ngushtë me pushtetin vendor e vetë përfituesit.
Zbatimi i këtyre projekteve, përvec të tjerave, ka nevojë për burime njerëzore të kualifikuara, me eksperiencë, aftësi profesionale relevante dhe përkushtim ndaj misionit të organizatës.
Në këtë fazë, në mbështetje të implementimit te projektve, NPF po kërkon të rekrutojë një profesionist në pozicionin e asistentit të financës.
Funksionet bazë të pozicionit:
Personi që do të mbajë pozicionin e asistentit të financës pritet të sigurojë mbështetje në administrimin financiar të projekteve. Aplikanti që do të përzgjidhet do të:


  • Mbajë llogaritë në zbatim të rrgullores së NPF-së dhe rregulloreve të projekteve, në përputhje me Legjislacionin tatimor në fuqi;
  • Ruan gjithë dokumentat në sistemin kompjuterik në programin përkatës;
  • Sigurojë mbajtjen e sakte dhe në kohë të llogarive te arkës dhe bankës;
  • Asistojë në llogaritjen e pagave të stafit;
  • Asistojë në kryerjen e pagesave me arkë ose bankë;
  • Kontrollojë dhe mbajë gjendjen fizike te arkes;
  • Kujdeset per mbajtjen e dosjeve dhe dokumentacionit financiar;
  • Raportojë tek Drejtori Ekzektuiv i NPF-së për të siguruar mbarëvajten e zyrës së NPF-së në Tiranë dhe në rrethe;
  • Asistojë menaxherin e financës me detyrat e përditshme financiare;
  • Asistojë në kontrollin e aseteve të Fondacionit;
  • Detyra të tjera sipas nevojës.

Kualifikime të nevojshme dhe aftësi ndërpersonale:

  • Diplomë universitare dega Financë/Ekonomiks;
  • Aftësi shumë të mira kompjuterike MS Office dhe programeve financiare;
  • Aftësi shumë të mira komunikimi, organizimi dhe bashkëpunimi;

Eksperiencë: Eksperiencë pune të paktën dy vite.
Gjuhët: Shqip; njohuri shumë të mira të gjuhës angleze;
Aplikimi:
Individët që zotërojnë këto cilësi duhet të dorëzojnë:
1. Curriculum Vitae;
2. Letër motivimi ku të përshkruajnë motivacionin dhe se si cilësite e tyre janë të përshtatshme për pozicionin;
3. Dy letra rekomandimi;
Dërgoni aplikimin online në: NPFTirana@icc-al.org, jo më vonë se 27 Nëntor 2021.
Komisioni përzgjedhës zotëron të drejtën të kërkojë dokemnta shtesë.
Fondacioni “Ndihmë për Fëmijët” ofron mundësi të barabarta punësimi pa dallime gjinie, etnie dhe fetare.
 


Apply
Back
Top