• Tirane, ofrohet vend pune Asistent/e Shitje

Tirane
Tipi
  1. me orar te plote
Fusha | Profili i punes
  1. Shitese | Kasiere
Gjuha
  1. anglisht
Eksperienca
vetem me eksperience
Balfin Real Estate & Hospitality është pjesë e Grupit BALFIN dhe mbulon shërbime shitje & marketing në fushën e Real Estate dhe shërbime akomoduese në industrinë e turizmit, duke ofruar në treg një ekspertizë të nivelit të lartë.

Balkan Finance Investment Group, BALFIN Group, është një nga grupet investuese më të rëndësishme dhe më të suksesshme në rajonin e Ballkanit Perëndimor. Gjeografikisht, Grupi BALFIN është i pranishëm në Austri, Shqipëri, Kosovë, Bosnjë dhe Hercegovinë, Maqedoninë e Veriut, Mal të Zi, Zvicër, Kroaci, Holandë dhe SHBA, me afërsisht 5,000 punonjës në total. Aktivitetet e Grupit BALFIN përfshijnë zhvillimin dhe menaxhimin e pasurive të patundshme, shitjet me shumicë dhe pakicë, sistemin bankar, menaxhimin e aseteve, mediat dhe logjistikën. Grupi BALFIN po rritet në mënyrë të qëndrueshme dhe kontribuon në përmirësimin e jetesës së komuniteteve përmes zhvillimit ekonomik, prezantimit të ideve të reja, punësimit dhe investimeve sociale.

Pozicioni: Asistent/e Shitje
Departamenti: Shitje
Vendndodhja: Tiranë (TEG)

Përmbledhja e Pozicionit:
Suporton në zhvillimin dhe planifikimin e strategjive të shitjes, menaxhon marrëdhëniet me klientët, gjetjen e klientëve të rinj, ndjekjen e çdo hapi të procesit të shitjeve dhe ndjek në mënyrë të vazhdueshme marrëdhëniet me klientët. Përgjegjës/e për mirëmbajtjen e data bazës së listimeve dhe publikimin në rrjetet sociale të pronave të listuara.

Detyrat dhe Përgjegjësitë Kryesore:

  • Menaxhon dhe monitoron në mënyrë të vazhdueshme marrëdhënien me klientët e rinj dhe ekzistues;
  • Menaxhon marrëdhënien me agjencitë e Real Estate për shitjen e pronave, rifreskimin e vazhdueshëm të informacionit të shitjeve;
  • Koordinohet me aktorët e përfshirë për përpilimin dhe zbatimin korrekt të politikave të shitjes dhe të çmimeve në përputhje me strategjitë e shitjes dhe udhëzimeve;
  • Kryen studim dhe analizon tregun imobiliar duke mbledhur kërkesa specifike të klientëve ekzistues dhe atyre potencialë;
  • Bashkëpunon me pjesën tjetër të skuadrës për kryerjen e oponencave nga pikëpamja e shitjeve për projekt ide të ndryshme që investitorët planifikojnë të zhvillojnë;
  • Menaxhon marrëdhëniet me klientët duke pasur prioritet gjenerimin e klientëve të rinj, ndjekjen e procesit të shitjeve dhe aktiviteteve të shitjes;
  • Përditëson dhe zotëron informacionet për projektin apo projektet që do të ketë në ngarkim, në koordinim me pjesën tjetër të skuadrës si dhe me departamentet përkatëse të kompanive investitore apo kompanive të ndërtimit.
Eksperiencat e punës:

  • Preferohet të ketë mbi 1 vit eksperiencë pune të ngjashme.
Aftësi të tjera:

  • Diplomë e arsimit të lartë;
  • Aftësi për të ofruar shërbime të shkëlqyera me klientët dhe për të mbajtur një sjellje profesionale;
  • Aftësi dhe etikë në komunikim (të shkruar dhe verbal);
  • Aftësi të mira negociuese;
  • Aftësi për t’u përgjigjur në kohë në një ambient dinamik dhe të ndryshueshëm;
  • I/e aftë të ndërtojë dhe mirëmbajë marrëdhënie të qëndrueshme me departamentet e kompanisë, partnerët kryesorë të biznesit dhe klientët;
  • Njohuri të mira në të folur dhe në të shkruar të gjuhës Angleze;
Kushtet e Punës:
Balfin Real Estate and Hospitality është një punëdhënës me mundësi të barabarta që ofron një mjedis pune profesional dhe dinamik, një paketë tërheqëse kompensimi dhe përfitimesh dhe mundësi për të shpalosur plotësisht potencialin tuaj profesional.

Mënyra e aplikimit:
Të gjithë të interesuarit mund të aplikojnë duke dërguar CV-në e tyre dhe letrën e motivimit në këtë link
Afati i dorëzimit: 20/08/2023
*Të gjitha aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet të plotë sipas ligjit Nr. 9887 vendosur nga Kuvendi i Shqipërisë për “Mbrojtjen e të Dhënave Personale”.
 


Apply
Back
Top